Lajmet

Versioni 42 i Chrome për Android sjell njoftimet e uebfaqeve në smartfonët tanë

Apr 21 2015
0 Shpërndarje
Versioni 42 i Chrome për Android sjell njoftimet e uebfaqeve në smartfonët tanë

chrome-logo-100437066-largeE sikur mos të mjaftonin njoftimet që ne marrin nga çdo aplikacion në smartfonin tonë, tashmë edhe shfletuesi Chrome në Android do të fillojë të dërgojë njoftimet nga uebfaqet e vizituara. Ky ndryshim po vjen së bashku me versionin 42 të Chrome për telefonët dhe tabletët Android kur përveç paisjeve mobile e sjell këtë karakteristikë në kompjuterat desktop dhe ato Chrome OS.

chrome-push-100580232-origDeri më tani shfletuesi Chrome ka ofruar mbështetje vetëm për disa uebfaqje kryesore siç janë eBay, Facebook, Beyond the Rack, Pinterest dhe Product Hunt. Për fat të mirë ju do të keni mundësinë ti ç’aktivizoni njoftimet e uebfaqeve që nuk i preferoni. Google bëri të ditur se përdoruesit do të fillojnë të shohin këtë karakteristikë gjatë vizitave tek faqet e lartpërmendura në javët në vazhdim. Lançimi i një opsioni të tillë kërkon goxha punë nga zhvilluesit dhe mos prisni të shikoni njoftimet sa hap e mbyll sytë.

Pak nga pak Chrome po shëndrrohet në më shumë sesa ofron një shfletues i thjeshtë. Sa më i madh të jetë integrimi mes Chrome dhe Android, aq më e përshtatshme do të jetë për përdoruesit të qëndrojnë në ekosistemin e Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>