Lajmet

Versioni 5.5 i Facebook për iOS mundëson telefonata on line pa pagesë

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Versioni 5.5 i Facebook për iOS mundëson telefonata on line pa pagesë

FacebookRrjeti social Facebook ka lançuar versionin 5.5 të aplikacionit për iPhone dhe iPad që mundëson telefonatat pa pagesë me miqtë në SHBA dhe Kanada.

Bisedat zanore bazuar në IP ndikojnë në shtimin e përdoruesve mobilë të rrjeteve sociale.

Ky funksionalitet do të bëjë që Facebook-u të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes të të rinjve, duke qene se këta të fundit sipas një studimi kanë reduktuar angazhimin e tyre në këtë rrjet social pasi kalojnë më tepër kohë me produkte dhe shërbime të tjera si p.sh Instagram.

Përdorimi i këtij funksionaliteti është shumë i thjeshtë, mjafton që pajisja juaj të ketë të aktivizuar internetin, drejtohuni tek informacioni i kontaktit që dëshironi dhe klikoni tek butoni “i” për të kryer telefonatën pa pagesë.

Në versionin 5.5 të Facebook janë hequr opsionet “like”, “comment” apo “share” për të inkurajuar njerëzit të përqëndrohen më tepër në përditësimin e statuseve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>