Harduer

Versioni 64GB i Samsung Galaxy S III ende në përpunim

Jul 20 2012
0 Shpërndarje
Versioni 64GB i Samsung Galaxy S III ende në përpunim

Spekulimet se Samsung nuk do të lansoj modelin 64GB të Galaxy S III më në fund u përgënjeshtruan. Kompania konfirmoi se një model i tillë është në përpunim e sipër, dhe do të jetë i disponueshëm në tregjet ndërkombëtare me siguri kah gjysma e dytë e këtij viti.

Më herët gjatë kësaj jave, kompania tregtuese në Britani, Espansys raportoi se porositë e smartofonit me model 64 GB ishin pezulluar, dhe njëkohësisht duke spekuluar se Samsung e kishte hequr nga planet e veta këtë model.

Në të kundërtën, Samsung tha sot se kjo pajisje është ende në përpunim e sipër. “Versioni 64 GB i Galaxy S III do të jetë gati gjatë gjysmës së dytë të këtij viti,” tha Teri Daley, zv. president i Samsung Mobile U.S. “Disponueshmëria në treg dhe koha mund të variojnë në periudhën e lansimit.”

Duke u bazur në vendodhjen dhe furnizuesin tuaj, Samsung Galaxy S III vjen në tre modele, 16GB, 32 GB dhe 64 GB.

Në fakt Samsung e bëri të qartë se versioni 64GB nuk ishte lajmëruar ende në ShBA., ku kompanitë vazhdojnë ende të shesin në masë të madhe modelet më të vjetra.

Smartfoni ka një ekran 4.8 inçësh Super AMOLED, me rezolucion 1280 x 720, si dhe funksionon me sistemin operativ 4.0 Ice Cream Sandwich. Ka dy kamera një 8 megapikselë si dhe një tjetër 1.9 megapikselë, si dhe është e disponueshme në 4 kompanitë më të mëdha mobile në Sh.B.A. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>