Lajmet

Versioni i ardhshëm Windows Phone 8.1 është testuar në WPBench

Jul 8 2014
0 Shpërndarje
Versioni i ardhshëm Windows Phone 8.1 është testuar në WPBench

wpbVersioni i ri i Windows Phone 8.1 tashmë është testuar. Në uebsitin e testimit të standardeve WPBench, dikush ka vendosur një version 8.10.14130 për Windows Phone 8.1. Versioni GDR3 stabil i sistemit operativ të Windows Phone 8.1 është 8.0.10532.

Ndërsa versioni Developer Preview i Windows Phone 8.1 është 8.10.12397. Përditësimi pritet të vijë muajin e ardhshëm dhe do të sjellë veçori të reja për ikonat që quhet “Live Tiles”.

Ndërtimi më i ri i Windows Phone 8.1 u shtuar në WPBench vetëm katër ditë më parë. Uebfaqja tregon se një individ e ka testuar version 8.10.14130 në këtë uebfaqe. Sipas rrjetit mobil të reklamave AdDuplex nga fundi i muajit të shkuar 7.7 % e përdoruesve aktivë të pajisjeve Windows Phone përdornin Windows Phone 8.1.

Ky përditësim është i disponueshëm për ata që janë të regjistruar tek Microsoft si zhvillues të Windows Phone si dhe ata që kanë blerë një Nokia Lumia 630 ose 635. Windows Phone 8.1 vjen i preinstaluar në këto dy modele. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>