Lajmet

Versioni i fundit i Linux ofron suport të plotë për sistemin operativ Chrome

May 1 2013
0 Shpërndarje
Versioni i fundit i Linux ofron suport të plotë për sistemin operativ Chrome

Linux Chrome  Krijuesi i Linux Linus Torvalds nxori të hënën versionin e fundit të Linux Kernel 3.9 dhe gjithashtu funksione apo përmirësime të rejë në suportin e tij për laptopët që punojnë me sistemin operativ të Chrome.

“Kjo javë ka qenë e qetë, pra më jep mua mundësinë për ta prezantuar me rehati versionin e fundit të nxjerrë”,- shkruan Torvalds në një lajmërim të nxjerrë të hënën.

Më poshtë po japim disa prej shtesave që janë vendosur në këtë version të fundit:

1. Suporti për sistemin operativ Chrome

“Pa dyshim një nga gjërat më të mira dhe më me perspektivë është shtesa e Kernel 3.9 për një suport të plotë për të gjitha pajisjet që prezantohen në laptopët e Chrome” shpjegohej në KernelNewbies.org.

2. Perfomancë më e mirë

Aftësia për të përdorur pajisjen e re si SSD (Solid-state-drive) si një memorie virtuale për një pajisje më të avashtë si disku rrotullues. Perfomancë e lartë kur kemi ngarkime të shumta mund të jetë një rezultat shumë i mirë.

3. KVM suportohet në ARMlinux

Brenda arkitekturës ARM suportohen sistemet e virtualizimit KVM duke sjellë funksionet e virtualizimint në ekosistemin ARM të Linux.

4. Efincencë e energjisë e përmirësuar

Një drajver i Intel PoëerClamp është prezantimi i fundit i “kernel”, ndërkohë që perfomon sinkronizim ndërmjet të gjithë procesorëve online. Qëllimi është të mbajë një nivel të caktuar të paketave. Krahasuar me teknologjitë aktuale që përdoren, kjo teknologji është më eficente në termat e perfomancës për vat.

arm5. Dy arkitektura të reja

Ky version përmban dy arkitektura të reja si familjen e procesorëve ARC700 nga Synopsys dhe gjithashtu edhe bërthamat e procesorëve Meta ATP dhe HTP nga Imagination.

Familja ARC700 është efeciente në energji dhe lehtësisht e konfigurueshme dhe mund të gjendet e bashkuar brenda ekraneve të televizoreve etj. Ndërkohë që bërthamat Meta mund të gjenden në radiot dixhitale kryesisht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>