Lajmet

Versioni i radhës së Vëzhgimit Teknik të Windows 10 për telefonët do të vijë ditën e nesërme

Apr 9 2015
0 Shpërndarje
Versioni i radhës së Vëzhgimit Teknik të Windows 10 për telefonët do të vijë ditën e nesërme

windows-10-for-phones-action-center-100568331-largeKanë kaluar më shumë se dy muaj që kur kemi parë ndërtimin e parë të sistemit operativ Windows 10 për telefonët. Dhe sot ju informojmë se dita e nesërme do të sjellë ndërtimin e radhës të Vëzhgimit Teknik të Windows 10.

Ishte Gabriel Aul që dha këtë njoftim në rrjetin social Twitter duke cituar orën 10:00 AM me orën e paqësorit që i bie të jetë ora 17:00 me orën tonë lokale. Për të shkarkuar versionet paraprake të Windows 10 për telefonët do të keni nevojë për aplikacionin Windows Insider i cili është i disponueshëm për tu shkarkuar nga dyqani i aplikacioneve.

Pak ditë më parë, gjigandi i sistemit operativ Microsoft, njoftoi për ofrimin e mbështetjes në Windows 10 për një gamë më të gjërë smartfonësh ndërsa i vetmi që ngeli jashtë përsëri është Lumia 930. Në fakt kemi të bëjmë me një proçes më kritik krahasuar me platformën desktop gjatë ekspozimit të këtë ndërtimeve për të gjithë konsumatorët.

Ne po presim akoma më shumë ndryshime dramatike në vëzhgimin teknik të Windows 10. Në një artikull tjetër ju prezantuam me aplikacionet e reja të kontakteve dhe postës elektronike në telefonët Windows. Gjithashtu Microsoft ka planifikuar një konferencë “Build” nga fundi i muajit, prandaj teksa afrohemi drejt datës së prezantimit të version zyrtar të Windows 10 do të kemi një periudhë mjaft intensive me risitë e kësaj platforme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>