Harduer

Versioni i ri Galaxy S4 Active i bashkohet “familjes” Samsung

Jun 14 2013
0 Shpërndarje
Versioni i ri Galaxy S4 Active i bashkohet “familjes” Samsung

galaxy s4 ActiveSamsung prezanton modelin e ri të Galaxy S4. I quajtur “Galaxy S4 Active” pajisja do të ketë standarde të larta të tipit IP67 për qëndrueshmërinë e tij, duke i dhënë mundësinë të ketë karakteristika që shumë telefonë të tjerë nuk i kanë.

Ky version i ri është një zgjerim i familjeve të Galaxy S4 Active, që përfshin gjithashtu edhe versionet Mini, Zoom dhe Galaxy S4 Google Edition.

Ky version do të ketë mbrojtje ekstra për ta bërë më të sigurt ndaj elementëve sulmues. Standardi ndërkombëtar IP67 dikton mbrojtjen ndaj pluhurit dhe gjithashtu pajisja mund të arrijë deri në një metër ujë pa patur dëmtime.

S4 Active do të punojë me Android Jelly Bena 4.2 me një procesor 1.9 GHz Qualcomm Snapdragon dhe përfshin një kamerë 8 MP. Samsung-u nxori një video ky shihet testimi i smartfonit të ri në ujë. Sipas lajmeve që qarkullojnë ky smartfon do të vijë me dy ngjyra: i pari “Urban Gray” dhe i dyti “Dive blue” (PCWorld Albanian)

Tags >

Galaxy
Lajmet e fundit>