Lajmet

Versioni i ri i aplikacionit Facebook Messenger për iOS sjell disa veçori të reja

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Versioni i ri i aplikacionit Facebook Messenger për iOS sjell disa veçori të reja

facebook-messenger-4-0-840x420Përdorues të Facebook-ut, kontrolloni iPhone-t tuaj, sepse një version i ri i Facebook Messenger është i disponueshëm! Ky është versioni 4.0 që vjen më dy veçori të reja të mrekullueshme. Për momentin i disponueshëm vetëm për iOS, versioni i ri i aplikacionit Facebook Messenger vjen me mundësinë për të krijuar lehtësisht grupet e bisedave, si dhe përcjelljen e bisedave edhe individëve të tjerë. Veçoria e re e grupeve është diçka që mund të shtohej tek WhatsApp (së fundmi i blerë nga Facebook), ngaqë kanë të njëjtat veçori në mënyrën sesi ato funksionojnë. Tashmë ju mund të gruponi njerëzit së bashku në një bisedë të vetme, dhe ju mund ti kontaktoni të gjithë anëtarët e bisedës në të njëjtën kohë. Kjo është diçka shumë e mirë përsa i përket bisedave të punës me kolegë.

2014-03-28-18.59.14-333x500Duhet të jeni të kujdesshëm kur ju krijoni grupet, sepse secili person që ndodhet brenda grupit do të njoftohet në çast. Kështu që mos bëni grupe të tilla si “ Njerëz unë urrej…”. Sepse ata do të njoftohen menjëherë, dhe përdoruesit duhet të japin shpjegime në çast. Përcjellja e mesazheve gjithashtu është një e re në këtë version.

messengerfwdThjesht poziciononi gishtin tuaj mbi bisedën duke mbajtur mbi ekran dhe menjëherë do t’ju shfaqen tre opsione si në imazhin e mëposhtëm, njëri prej të cilëve është edhe veçoria “Forward”. Duke klikuar mbi opsionin “Forward” do t’ju shfaqen kontaktet e tjera në Facebook. Thjesht zgjidhni se cilit personi doni t’ia dërgoni dhe mesazhi menjëherë do ti shkojë. Versioni i ri ka edhe përmirësime të reja, dhe shpejtësia është përmirësimi më i dallueshëm. Janë hequr gabime në aplikacion, ndërsa pjesa tjetër mbetët e njëjtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>