Lajmet

Versioni i ri i Gmail-it për iOS sjellë llogari të shumëfishta dhe dizajn të ri

Dec 5 2012
0 Shpërndarje
Versioni i ri i Gmail-it për iOS sjellë llogari të shumëfishta dhe dizajn të ri

Pasi arriti versioni i ri për Android, Google dje lançoi edhe versionin e ri të aplikacionit Gmail për pajisjet iOS.

Me dizajn të ri, një nga risitë më të mëdha në versionin e ri është mundësia e përdorimit të llogarive të shumëfishta të Gmail.

Kurse nga risitë tjera mund të përmendim edhe mundësinë e parashikimit dhe kompletimit automatik të termeve për kërkim dhe shiritin e pafund me shfaqjen e e-maile-ve në kutinë e mesazheve.

Funksioni i kërkimit tashmë parashikon mundësitë në një menu që shfaqet poshtë , sikurse makina e kërkimit e Google-s. Parashikimet nuk kapin të gjitha frazat tuaja të përdorura shpesh, por ky funksion i ri e bën më të lehtë gjetjen e e-maileve të vjetër nga persona të caktuar.

Gmail po ashtu tani ofron integrim më të lehtë me shërbimet tjera të Google-s.

Për shembull nëse ju pranoni një thirrje për kalendar në inbox-in tuaj, ju mund ta konfirmoni atë menjëherë në vend se të klikoni dhe të lançoni ndonjë aplikacion tjetër për të përfunduar procesin.

Po ashtu këtu është edhe mbështetja për postime në rrjetin shoqëror Google+ direkt nga e-maili juaj.

Gmail është në dispozicion për iPhone dhe iPad të cilët punojnë me sistemin operativ iOS 5 dhe më lartë, kurse ju mund ta shkarkoni këtë aplikacion në App Store. (PCWorld Albanian)

Tags >

GmailiOS
Lajmet e fundit>