Lajmet

Versioni i ri i Google App Engine ofron performancë më të mirë

Jul 18 2013
0 Shpërndarje
Versioni i ri i Google App Engine ofron performancë më të mirë

Google App Engine (GAE) nxori një version të ri në platformën e saj “re”(cloud) duke ofruar një memorie të dedikuar që i lejon zhvilluesit të kenë akses në të dhënat e ruajtura në “memorien cache” për aplikacionet e tyre me një kosto prej 12 cent/GB në orë.

Shërbimi i ri është shtesë si funksion i ri për GAE 1.8.2 me një suport më të mirë Git dhe integrim më të mirë PHP.

Sipas një postimi të Google, kjo memorie e dedikuar “cache” i lejon përdoruesit të ruajnë më shumë të dhëna dhe kjo do të shkaktojë koston e të dhënave të ruajtura dhe do ti bëjë aplikacionet më të shpejta.

Të dhënat do të mund të procesohen më shpejt sa më afër aplikacionet ato janë. GAE ofron një suport më të mirë për Git me mundësinë e zhvillimit Python dhe aplikacioneve PHP për App Engine me një funksion “Source Push-to-Deploy”.

Në GAE 1.8.2 Google gjithashtu po përmirëson funksionin “run-time” të PHP me më shumë integrim të memories. Ata gjithashtu kanë lancuar një shtesë për WordPress që shton suport për përdorimin e Cloud Storage për të ruajtur përmbajtje të ngarkuar, dhe ndërfaqe API për “Mail” për dërgimin e njoftimeve.

Ata kanë përmisrësuar interpretuesin e Python 2.7.5, Ka qenë një përmirësim i rëndësishëm i GAE për ato aplikacione me veprime tepër intensive. Por përsëri ekzistojnë disa mangësi me funksionet për kompanitë. (PCWorld Albanin)

google appengine

Lajmet e fundit>