Lajmet

Versioni i ri i Internet Explorer sjell Flash për Windows 8 dhe RT

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
Versioni i ri i Internet Explorer sjell Flash për Windows 8 dhe RT

Internet explorerNdërmarrja Microsoft ka lëshuar një version të ri të shfletuesit të vet të uebit, Internet Explorer, për Windows 8 dhe RT që mbështet shtojcën Flash.

Gjatë fazave të zhvillimit të Windows 8 dhe RT, Microsoft-i vendosi që të zgjedhë rrugën për versionet e shfletuesit të uebit që funksionon në ato sisteme operative që nuk ishte në përputhje me përvojën e përdoruesit që ndërmarrja dëshironte të dërgonte me sistemet e reja operative.

“Për uebin që të shkojë përpara dhe për konsumatorët që të marrin pjesën më të madhe nga shfletimi touch-first, shfletuesi i stilit Metro në Windows 8 është një HTML5-vetëm sa të jetë e mundur dhe pa shtojcë,” shkroi në një postim në blog skuadra e Internet Explorer gjatë vitit 2011.

Flash player“Përvoja që shtojcat ofrojnë sot nuk është një përkim i mirë me shfletimin e stilit Metro dhe uebin modern të HML5.”

Microsoft-i kishte mendime të ndryshme për shtojcat gjatë kësaj jave kur e lajmëroi mbështetjen për Flash në IE 10.

“Derisa ne kemi parë përgjatë këtyre testimeve gjatë muajve të kaluar, shumica e faqeve me përmbajtjen Flash tani përshtaten me përvojën e Windows për prekje, funksionim dhe jetëgjatësi të baterisë,” shkroi në blog, Rob Mauceri, i cili është menaxher i Programit të Grupit të Internet Explorer në Microsoft, gjatë ditës së hënë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>