Lajmet

Versioni i ri i përmirësuar i “Office 365” për biznesin

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Versioni i ri i përmirësuar i “Office 365” për biznesin

Office 365Ditën e mërkurë Microsoft-i prezantoi paketën e postës elektronike dhe të bashkpunimit në cloud për bizneset “Office 365” të përmirësuar me opsione të reja duke rritur kështu numrin e versioneve të këtij produkti aq sa ka shkaktuar paksa konfuzion tek analistët dhe përdoruesit.

Komponentet e ndryshme të “Office 365” për biznesin si p.sh versionet online Exchange, Sharepoint dhe Lync janë përshtatur dhe përditësuar sipas ndryshimeve më të fundit të kodit të aplikacioneve.

Përveç kësaj Microsoft-i prezantoi dhe tre konfigurime të reja të paketës të listuara më poshtë:

1- Office 365 ProPlus që përfshin Word, Exel, PowerPoint, OneNote, Outlook, Publisher, InfoPath, Access dhe Lync. Klientët mund ta shkarkojnë nga qendrat e të dhënave të Microsoft-it dhe mund ta instalojnë atë deri në 5 kompjutera gjithsej me sistem Windows ose Mac. Kushton 144 $ në vit për çdo përdorues nëse blihet si suitë e pavarur.

2- Office 365 Small Business Premium është krijuar për organizatat me jo më tepër se 10 përdorues. Përfshin Office ProPlus së bashku me Exchange Online, Lync Online dhe Sharepoint Online. Kushton 150 $ në vit për çdo përdorues.

3- Office 365 Midsize Business i krijuar për organizatat me 10 deri në 250 punonjës që ka të integruar Active Directory si një sistem administrimi IT-je dhe gjithashtu suporton telefonat gjatë orarit të punës. Kushton 180 $ në vit për çdo përdorues.

Office 365 business premium Këto tre versione i bashkangjiten grupit ekzistues të Office 365 prej 6 versionesh për biznesin dhe disa seteve të tjera të dizajnuara për institucionet arsimore dhe qeveritare. Këtë mori versionesh menaxheri i Office Division Kirk Gregersen e justifikon duke thënë se Microsoft-i ka për synim të sigurojë fleksibilitet në përdorimin e Office 365 duke dhënë mundësinë e përfshirjes së versioneve të ndryshme te njëri-tjetri për të plotësuar kështu nevojat e çdo përdoruesi.

Ndërsa rivalët e tjerë në treg si p.sh Google ka ndjekur një strategji ndryshe duke ofruar pak versione të suitave të postës elektronike dhe bashkëpunimit në cloud duke favorizuar thjeshtësinë.

Gjatë prezantimit Kurt Del Bene, president i divizionit Microsoft Office tha se ky ishte një nga produktet më ambicioze që Office ka prezantuar ndonjëherë. Gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të SkyDrive si një memorie e përqëndruar për dokumentet në cloud dhe që mundëson qasjen e tyre dhe ndarjen me kolegët nga pajisje të ndryshme. Ajo çka është shumë pozitive në modelet cloud ka të bëjë pikërisht me përditësismet më të lehta dhe më të shpeshta të aplikacioneve.

Del Bene u shpreh se është në mbështetje të reduktimit të kostos së harduerëve dhe të mirëmbajtjes dhe në rritjen e lirisë së departamenteve të IT-së për tu fokusuar në punë më strategjike dhe inovative. Kalimi në përdorimin e softuerëve në cloud nuk mund të relizohet menjëherë, por do të jetë në formën e një udhëtimi për shumë klientë ndaj Microsoft-it do të vazhdojë të ofrojë dhe të përmirësojë produkte për Office Desktop. Office 365 Midsize Business

Ai theksoi se versionet e fundit të aplikacioneve Office kanë një ndërfaqe të riorganizuar për të funksionuar më mirë me sistemin operativ Windows 8, ndërsa ikonat e vogla lëvizëse janë optimizuar për ekranet e pajisjeve me prekje si p.sh tabletëve.

As DelBene dhe as ndonje perfaqesues tjeter nuk ka thëne gjë rreth mundësisë së zhvillimit të ndonjë versioni Office për iOS, një nga kërkesat më të domosdoshme të përdoruesve të iPad dhe iPhone. Microsoft deri tani ofron versione iOS të disa aplikacioneve si p.sh OneNote. Ndërsa përdoruesit e iPad mund të aksesojnë nga shfletuesit e tyre të gjithë versionin e bazuar në ueb, Office Web Apps.

Përsa i përket Office 365 Brett Goldstein, CIO i qytetit te Chicagos, tha që produkti ka qarkulluar në rreth 30 000 punonjës qyteti. Ai pret që kjo iniciativë të mundësojë punë më inovative nga stafi IT-së dhe deri tani është i bindur që nuk po kompromentohet siguria nga përdorimi i softuerëve në cloud. Sipas tij Office 365 u soll gjithashtu për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet punonjësve.

Office 365 për bizneset u lëshua në mesin e 2011, pas kritikave të shhumta që Microsoft-i mori për lançimin e një produkti konkurrues ndaj Google Apps, që ka qenë i disponueshëm që prej vitit 2006.

Office365 cloudVersionet e para të Office 365 u bazuan në edicionet e SharePoint, Lync dhe Exchange. Ai përfshinte Office Web Apps, një shfletues i bazuar në versionin e Office 2010 dhe gjithashtu u ofronte klienteve mundësinë e shtimit të paketës të plotë Office 2010 Professional Plus nëpermjet një modeli me abonim.

Sipas kompanisë Office 365 deri tani është përvetësuar nga një në pesë klientë të kompanisë Microsoft dhe klientët nga biznese të vogla dhe të mëdha janë rritur me 150% krahasuar me vitin e kaluar.

Microsoft ofron udhëzime pa pagesë për Office 2013

Paketat e reja dhe të përmirësuara të Office 365 janë të disponueshme sot në 69 tregje dhe 17 gjuhë dhe do të jenë të disponueshme në tremujorin e dytë në më shumë se 20 tregje dhe 16 gjuhë të tjera.

Office 365: Çfarë do të thotë për përdoruesit e Mac

Vitin e kaluar Microsoft-i vendosi që gjithashtu të nxjerrë një version të ri të plote të Office 365 me abonim për konsumatoret, të quajtur Office 365 Home Premium. Një version i disponueshëm nëpërmjet modelit të licencimit tradicional është i mundshëm nën emrin Office 2013. Këto versione të plota të Office për konsumatorët u benë të disponueshme muajin e kaluar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>