Lajmet

Versioni i ri i Skype për Windows-in modern bën të mundur editimin dhe fshirjen e mesazheve të dërguara

Aug 14 2014
0 Shpërndarje
Versioni i ri i Skype për Windows-in modern bën të mundur editimin dhe fshirjen e mesazheve të dërguara

Microsoft-Skype-logo-headerSkype ka përditësuar aplikacionin e saj modern për Windows (versionin Metro) me aftësinë për të ndryshuar përmbajtjen e mesazheve si dhe përmirësime në video mesazhet. Ju mund ta shkarkoni version e ri nga Windows Store.

Kjo është lista e ndryshimeve në Skype 3.1 për Windows 8 dhe 8.1:

– Editoni dhe fshini mesazhet që keni dërguar

– Njoftime dhe aksesibilitet i përmirësuar për video mesazhet

Për të edituar dhe fshirë një mesazh mjafton të klikoni me të djathtën mbi mesazhin e caktuar dhe më pas selektoni opsionin “edit message” ose “remove message” sipas dëshirës tuaj. Ju mund të largoni mesazhe të shumëfishta. Microsoft nuk ofroi shumë detaje përsa i përket pikës së dytë të listës së ndryshimeve duke thënë se tashmë njoftimet e video mesazheve janë më të qëndrueshme dhe se video mesazhet janë më të aksesueshme, duke lënë të kuptohet se këto janë ndryshime për përmirësimin e stabilitetit dhe ndërfaqes së kësaj veçorie. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>