Lajmet

Versioni i ri i softuerit Mathematica 9 përmban më tepër formula

Dec 1 2012
0 Shpërndarje
Versioni i ri i softuerit Mathematica 9 përmban më tepër formula

Duke shpresuar për të bërë thjeshtëzimin e punës hulumtuese matematike përgjatë të gjitha disiplinave shkencore, Wolfram Research ka shtuar më tepër mundësi në softuerin e vet Mathematica, duke ofruar formula për të lehtësuar analizimin e rrjeteve shoqërore, modelimin tre dimensional dhe llogaritje të tjera të ndërlikuara kompjuterike.

Mathematica 9 ofron një veçori të re parashikuese që iu ofron përdoruesve sugjerime rreth asaj se si puna e tyre mund të përpunohet më tej përgjatë përdorimit të softuerit.

“Janë bërë dy vite që kur ne lëshuam Mathematica 8, dhe për mua është mjaft mbresëlënëse se si shumë gjëra të reja janë përfunduar”,- shkroi në një postim në blog themeluesi i Wolfram, Stephen Wolfram, duke lajmëruar për lëshimin.

Mathematica 9 do të mundësojë edhe analiza të veprimtarive në rrjetet shoqërore

Ky version i ri i softuerit është i pari që do t’iu mundësojë hulumtuesve për të analizuar mostra të veprimtarive në rrjetet shoqërore si Facebook.

Një funksion i ri iu mundëson përdoruesve që të bëjnë tërheqjen e të dhënave në bazë e API-ve (ndërfaqet e programimit të aplikacioneve) nga rrjetet shoqërore. Të dhënat më pas mund të analizohen dhe virtualizohen.

Veçoria “premton të jetë mjaft e vlefshme jo vetëm për shkencëtarët e të dhënave profesionale, por gjithashtu për studentët e matematikës dhe shkencës kompjuterike të cilët duan të “kërcejnë” menjëherë tek kufijtë e njërit nga fushat më të nxehta për momentin”,- shkruan Wolfram.

Versioni i ri shton një depo të konsiderueshme të formulave matematike në Mathematica.

Ky version mund të trajtojë një numër të ekuacioneve të reja, të vështira diferenciale, si ekuacionet me ndërprerje, një model i topit që kërcen në një sipërfaqe, për shembull. Më tepër algoritme janë shtuar për përpunim të sinjalit, modelim të sistemit kontrollues dhe analiza vektoriale. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>