Lajmet

Versioni i ri mobil i Wikipedia-s nxjerr në pah kontribuesit e artikujve

May 5 2014
0 Shpërndarje
Versioni i ri mobil i Wikipedia-s nxjerr në pah kontribuesit e artikujve

wikimobPër një kohë të gjatë Wikimedia është përpjekur të përfshijë njerëzit sa më shumë në enciklopedinë e editueshme madje, gjatë muajit shtator të vitit të kaluar është lançuar një projekt, i cili kishte për qëllim të nxirrte në pah personat që shkruajnë artikujt.

Tashmë kompania ka prezantuar një dizajn të ri për versionin mobil te Wikipedia-s ku theksohet se si janë edituar artikujt së fundmi dhe cilët kanë qenë personat që e kanë realizuar këtë editim.

Në këtë mënyrë do të jetë e mundur të zbulohen personat që qëndrojnë pas përmbajtjes masive që përfshin kjo enciklopedi. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve shpresohet që të shtohet numri i kontribuuesve në Wikipedia. Shfaqja e vjetërsisë së artikujve mund të nxisë lexuesit t’i editojnë ato dhe t’i përshtasin me periudhën aktuale. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>