Analiza

Versioni KitKat merr 13.6 për qind të tregut të Android-it

Jun 5 2014
0 Shpërndarje
Versioni KitKat merr 13.6 për qind të tregut të Android-it

kitkatz-786x305Google gjatë ditës së mërkurë përditësoi faqen Platform Versions për Android-in, duke zbuluar që KitKat është futur për herë të parë në numra dyshifror, duke arritur 13.6 për qind të tregut. Të gjitha versionet e tjera të Android-it kanë pësuar rënie, duke përfshirë Jelly Bean-in që është duke pësuar rënie nën 60 për qind në Google Play dhe Gingerbread që është duke rënë nën 15 për qind.

Nëse tregojmë më saktë me numra, 58.4 për qind e përdoruesve të sistemit Android përdorin Jelly Bean, 14.9 për qind kanë pajisje me sistemin Ice Cream Sandwich, Honeycomb pothuajse ka rënë tërësisht nga lista, 14.9 për qind kishte Gingerbread dhe 0.8 për qind i ka versioni Froyo. Ja se si duket në tërësi përdorimi i sistemeve Android:

android_adoption_junePër momentin duket që Android 4.4 nuk ka mundësi që të marrë një pozitë dominuese në vitin 2014, por rritja gjatë këtij muaji sigurisht që është premtuese. Së pari ai duhet ta tejkalojë Gingerbread-in, por versioni i ardhshëm i Android-it do të vijë përpara se të mund ta tejkalojë Jelly Bean-in. Mbi të gjitha, Google I/O është më vonë gjatë këtij muaji. Shpresojmë që zhvilluesit e sistemit Android do të paraqesin një strategji për të sjell më shpejt tek përdoruesit versionet e reja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>