Harduer

Versioni më luksoz i Apple Watch mund të kushtojë 5000 $

Sep 18 2014
0 Shpërndarje
Versioni më luksoz i Apple Watch mund të kushtojë 5000 $

M_Id_481842_Apple_Watch

Javën e kaluar Apple prezantoi orën e saj inteligjente dhe tashmë të gjithë kanë filluar të spekulojnë për çmimin që do të ketë ajo.

Mendohet se modeli më i lirë, Apple Watch Sport do të fillojë që nga 349 $, ndërsa modeli më luksoz me flori 18-karatësh mund të kapë shifrat e 4.999 $, sipas John Gruber që është i brendshëm në kompaninë Apple.

Gruber spekuloi për çmimin e Apple Watch në postimin e fundit të bërë në blogun e tij. Ai shkruante: “Shumë njerëz mendojnë se bëj shaka kur them se versioni i florinjtë i orës do të kushtojë rreth 5.000 $, por jam mëse serioz.”

Ky çmim tingëllon shumë shtrenjtë apo jo?! Por kini parasysh se versioni luksoz i orës jo vetëm do të jetë i mbuluar prej floriri, por do jetë i gjithi i ndërtuar në flori. Gruber tha se versioni me i lirë prej floriri do të fillojë që nga 1.999 $.

Ai shton se ky çmim nuk ja vlen për kompaninë pasi pjesët veç kushtojnë shumë më tepër. Gjithsesi të gjitha këto fjalë mbeten në kufijtë e thashethemeve, çmimin e vërtetë do ta marrim vesh në fillim të vitit 2015, atëherë kur Apple lajmëroi se ora do të dilte në treg. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>