Lajmet

Versioni paraprak i Skype për Windows Phone sjell video HD

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Versioni paraprak i Skype për Windows Phone sjell video HD

Versioni i fundit paraprak i Skype për Windows Phone 8 suporton telefonata me video HD në disa paajisje celulare dhe integrimin me nyjen People.

Në versionin 2.4 të nxjerrë, Microsoft-i u fokusua në rritjen e cilësisë dhe të sigurisë, ndërkohë që shtoi edhe disa funksionalitete të reja, deklaroi kompania në një postim në blog.

Funksionaliteti i ri i telefonatave me video 720p punon në smartfonët si Nokia Lumia 920, HTC 8X, dhe Samsung Ativ S. Funksionaliteti i ri fuqizohet nga kapaciteti i harduerit të sistemeve operative që Microsoft ka.

Edhe pse jo që të gjithë përdoruesit mund të marrin rezolucion HD, cilësia e telefonatave video është përmisuar ndjeshëm për përdoruesit me pajisje me kosto të ulta. Aplikacioni ofron cilësinë e mundshme më të mirë në shpejtësinë e lidhjes së përdoruesit.

Gjithashtu Microsoft-i ka shtuar gjendjen horizontale për telefonatat edhe aftësinë për të kaluar nga kamera e përparme në atë të mbrapa.

Çështje mbi të cilat punohet

Në nxjerrjen e re të gjitha kontaktet e Skype do të listohen në nyjen e People. Integrimi me këtë nyje ishte ndaluar përkohësisht në versionin e pëmarshëm 2.1 sepse shkaktone probleme me qëndrueshmërinë e pajisjes, që nuk janë rregulluar akoma, sipas Microsoft-it.

Ekzistojnë akoma disa çështje që grupi i zhvilluesve të Skype është në punë përpara se të dalë versioni përfundimtarë për shpërndarje.

Microsoft-i nuk ka dhënë informacione se kur pritet të dal versioni përfundimtar i aplikacionit, por versioni paraprak mund të shkarkohet nga dyqani i Windows Phone. (PCWorld Albanian)

skype

Lajmet e fundit>