Lajmet

Versioni paraprak i Windows 9 pritet të prezantohet më 30 shtator

Aug 22 2014
0 Shpërndarje
Versioni paraprak i Windows 9 pritet të prezantohet më 30 shtator

windows-9-start-menu-metro-desktop-apps-640x360Microsoft po planifikon të lançojë një shikim paraprak për versionin e ri të sistemit operativ, atë Windows 9. Kjo do të bëhet në një konferencë speciale më 30 shtator. Data mund të ndryshoje, por 30 shtatori është një datë në të cilën kompania zakonisht promovon produktet e saj. Akoma nuk dihet se sa nga cilësitë e sistemit operativ do të mund të shpjegohen dhe prezantohen tërësisht për publikun, por me shumë shpresë përdoruesit presin kthimin e menusë Start dhe aplikacionet, të cilat shfaqen në Desktop. Pas këtij lançimi nuk do të jetë çudi nëse përdoruesi do të duhet të presë edhe disa muaj që ta ketë në zotërim sistemin e ri operativ.

Para disa ditës, disa lajme të nxjerra nga Microsoft tregojnë se kompania po planifikon publikimin e parë të Windows 9 në fund të muajit shtator dhe në fillimit të muajit tetor. Përdoruesit shpresojnë se Microsoft do të bëjë të mundur që përdoruesit të jenë në gjendje të shkarkojnë modelin prezantues të Windows 9 në mënyrë që të njihen më mirë me të siç ndodhi me rastin e Windows 8.

windows-9-threshold-build-9788-metro-in-a-window-640x512Versioni paraprak i Windows 9 do të përmbajë shumë opsione të reja, por jo të gjitha opsionet do të jenë të kompletuara. Si shembull kryesor mund të marrim versionin paraprak të Windows 8 , i cili në fillim ishte akoma i ngjashëm me Windows 7, por më pas erdhi versioni i përfunduar që ishte shumë më i ndryshëm. Një nga gjërat më të reja që do të sjellë Windows 9, krahas opsioneve dhe cilësive të reja do të jetë integrimi i asistentes me zë Cortana. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>