Lajmet

Versioni i ri i Chrome dërgon ueb aplikacionet në nivelin e aplikacioneve Android

Feb 3 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Chrome kanë qenë të aftë që të vendosin lidhje, për tek uebsajtet e tyre të preferuara, në faqen shtëpi të telefonit për shumë kohë tani. Versioni i ri i Chrome dërgon ueb aplikacionet në nivelin e aplikacioneve Android Photo Source: IDG

Këto lidhje heqin nevojën për të naviguar tek vendndodhja e skedarit të uebsajteve të ruajtura. Po me përditësimin më të fundit të Chrome beta, Google po ofron diçka më të mirë.

Të quajtur Aplikacione Progresiv Uebi, Google premton se ofrojnë më të mirën nga të dyja botët, duke i lejuar përdoruesit që të përjetojnë fuqinë e një aplikacioni nga Google Play Store pa pasur nevojë që të kryeni procesin e shkarkimit dhe përditësimit.

Google thotë se këto aplikacione janë të shpejtë, madje edhe në lidhje të dobëta rrjeti, dërgojnë lajmërime, kanë ikonën e vet dhe hapen në tërë ekranin.

Koncepti ka ekzistuar që në 2015, por u mundësua vetëm tani në versionin beta të Chrome për Android.

Janë shumë të lehtë që të përdoren, thjesht vizitoni një Aplikacion Progresiv Ueb dhe ju do të jeni të aftë që ta ruani në faqen shtëpi të telefon, por tani nuk do të jetë vetëm një lidhje.

Do të paraqitet si një aplikacion së bashku me të gjithë aplikacionet e tjera që keni shkarkuar nga Play Store, madje edhe do të funksionojë në të njëjtën mënyrë.

Teknikisht ju nuk po i përdorni ato në Chrome, sapo instalohet këto aplikacione funksionojnë ndaras shfletuesit, madje ato funksionojnë edhe kur nuk ka lidhje me rrjetin.

Nëse doni ti testoni, ju mund të shkarkoni Chrome Canary nga Google Play Store. Google Canary është versioni beta i Google Chrome.

Pastaj navigoni tek chrome://flags, gjeni #enable-improved-a2hs dhe klikoni butonin Enable. Për momentin nuk ka shumë Aplikacione Progresive Uebi, por mund të gjeni disa nga më të njohurit si Polymail, Flipboard, dhe Financial Times. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>