Lajmet

Versioni i ri i Windows 10-ës do të quhet Përditësimi i Tetorit 2018

Aug 31 2018
0 Shpërndarje
Një tjetër risi e këtij përditësimi është prezantimi i SwiftKey në Windows 10. Versioni i ri i Windows 10-ës do të quhet Përditësimi i Tetorit 2018

Gjatë shfaqjes IFA 2018 që po mbahet në Berlin, edhe gjiganti i softuerit Microsoft kishte diçka për të thënë.

Kompania konfirmoi zyrtarisht se përditësimi i radhës i Windows 10-ës do të quhet Windows 10 October 2018 Update.

Përditësimi i ri sjell disa funksione si panelin e rimodeluar të Game Bar, Notepad-in e ri, një funksion për shpërndarjen e skedarëve mes disa pajisjeve Windows 10 quajtur Cloud Clipboard dhe shumë të tjera.

Por Microsoft mbajti të fshehtë datën e saktë të debutimit.

Një tjetër risi e këtij përditësimi është prezantimi i SwiftKey në Windows 10.

I disponueshëm prej kohësh në telefonët dhe tabletët Android dhe iOS, tastiera e SwiftKey ju mundëson të shkruani pa shtypur çdo gërmë më vete.

Microsoft bleu SwiftKey në 2016-ën për 250 milion dollarë.

Së fundi përditësimi sjell aplikacionin Your Phone. E thënë thjeshtë me këtë aplikacion nuk keni pse të merrni në duar telefonin inteligjent saherë ju vjen një mesazh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>