Lajmet

Versioni testues për desktop i Google Maps tani në dispozicion për të gjithë

Jul 17 2013
0 Shpërndarje
Versioni testues për desktop i Google Maps tani në dispozicion për të gjithë

google maps destopMë nuk keni nevojë për një ftesë me e-mail për të testuar përvojën në ueb të hartave të Google.

I zbuluar dy muaj më parë në I/O, hartat e reja, të ndryshuara tani janë në dispozicion për të gjithë përdoruesit; ju thjesht duhet të vizitoni Google për qasje të menjëhershme në fazën beta.

Skuadra e Maps thotë që ka qenë përsëafërmi duke i dëgjuar reagimet e përdoruesve që kur u bë zbulimi i njërës nga veglat më vitale të reja të internetit dhe premton përmirësime të mëtejshme “për ta bërë përvojën edhe më të mirë”.

Përveç sjelljes së Maps në linjë me ofertat e tjera të fundit softuerike nga Google, ndërfaqja e re e përdoruesit ofron një pasuri të tërë me informacione të reja kontekstuale, mundësi të përmirësuara të parashikimit dhe përmbajtje “buzë-për-buzë”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>