Lajmet

Versioni zyrtar i Blackberry Messenger vjen së shpejti në Windows Phone

Jul 28 2014
0 Shpërndarje
Versioni zyrtar i Blackberry Messenger vjen së shpejti në Windows Phone

bbm_heroKompania Blackberry ka konfirmuar se aplikacioni i saj BBM (Blackberry Messenger) për Windows Phone do të vijë së shpejti dhe më saktësisht këtë javë, duke lënë pas një testim të suksesshëm të një version Beta.

Në një postimi më të fundit të kompanisë në blog thuhet: “Një feedback pozitiv nga publiku, shtypi dhe testuesit e versionit Beta. Ne po shohim një entuziazëm dhe kemi vendosur për një publikim zyrtar të aplikacionit”.

Kompania mori më shumë se 10,000 regjistrime për testimin e versionit Beta në 24 orët e para. Pasi version zyrtar të lançohet, Blackberry ka në plane të përditësojë BBM për Windows Phone me veçori të reja në muajt në vazhdim përfshi afishat, BBM Voice, Kanalet dhe ndarja e vendndodhjes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>