Lajmet

Vështrim: Çfarë dobie ka një kamera e mirë tek celularët?

Jun 5 2012
0 Shpërndarje
Vështrim: Çfarë dobie ka një kamera e mirë tek celularët?

Shumica e prodhuesve të telefonave celularë e vendosin në plan të parë cilësinë e fotografisë që  mund ta regjistojnë në pajisjen e tyre. Ajo varet kryesisht nga tri gjëra: cilësia e sensorit, optika e ndërtuar dhe mënyra e pasqyrimit të softuerit. Në vazhdim mësoni më shumë rreth kësaj.

Edhe pse pajtohemi pa qenë në mëdyshje se fotografitë që bëjmë me telefona celularë nuk mund t’i afrohen kualitetit që regjistrojmë me aparat fotografik, mund të themi se janë bërë përparime të rëndësishme në cilësinë e fotografisë tek celularët. Çdo celularë i sotëm që i përket rangut tuaj bën regjistrimin e fotografive të mrekullueshme kur ka kushtet e mira të ndriçimit, ndërsa problemet zakonisht paraqiten në kushtet e ndriçimit të dobët.

 Megapikselët

Një fakt që e dëgjojmë shpesh ështëse sasia e megapikselëve në celularë ndikon në cilësinë e fotografisë. Natyrisht, kjo nuk është e vërtetë. Në parim, sasia e pikselëve pasqyron vetëm sasinë e pikave qën dodhen në fotografi dhe për këtë arsye nuk ndikon aspak në kualitetin e fotografive të regjistruara.

Për të dhënë një shembull, mëposhtë mund të shihni dy fotografi që janë të regjistruara me dy modele të celularëve Motorola – ZN5, që së bashku me modelet e Nokia-s, N82 dhe N8 mund të quhen edhe celularët me kamerën më të mirë deri tani bashkë me modelin RAZR XT910            100% – crop fotografi e regjistruar me kamerën 5 megapikselëshe të Motorola ZN5

100% – crop fotografi e regjistruar me kamerën 8 megapikselëshe të RAZR XT910

Siç edhe mund të shihni, dallimet janë dramatike. Sasia e detajeve që modeli ZN5 regjistron nuk janë aspak të krahasueshme me ato të modulit të kamerës së modelit RAZR, njëjta gjë është edhe me riprodhimin e ngjyrave dhe pemët.

Duke pasur parasysh se modeli RAZR është ende celulari më i hollë në treg, këto gjëra edhe mund të priten, gjë që na dërgon deri te problemi i parë më të cilin prodhuesit e celularëve ballafaqohen gjatë prodhimit të tyre – madhësia e sensorit.

Madhësia e sensorit

Këtu vlen proverbi i vjetër  “Madhësia ka rëndësi”. Sa më i madh, aq më i mirë.

Ta thjeshtësojmë, sensori është një modul elektronik dhe është përgjegjës për shndërrimin e gjithçkaje që “sheh” tek informacionet e kuptueshme, të cilat celulari mund t’i paraqesë në ekran, konkretisht,  p.sh.në ruajtjen e fotografisë në formatin jpg. Niveli i detajeve të fotografisë së regjistruar është në proporcion me madhësinë e sensorit

Në celularët e “mençur” (smartphone) të ditëve tona, madhësia tipike e sensorit është afërsisht 1/3” – që është me të vërtetë e vogël për shkak të dëshirës së prodhuesve që të prodhojnë pajisje sa më të holla. Prodhuesit të cilët vendosin sensorë më të mëdhenj në celularët e tyre kanë të ashtuquajturin “kurrizin”, brenda të cilit gjendet sensori i rritur. Ky kurriz është subjekt i kritikave në shumë vëzhgime që bëhen në internet, sepse e rrit dimensionin e paisjes dhe e bën atë më të rëndë.

Kurrizi në të cilin është i vendosur sensori i Nokia N808

Kurrizi i Motorola ZN5

Disa prodhues, shembull HTC-ja,  madhësinë e sensorit mund ta ndërrojnë me optikë më të mirë.

Optika

Si fillim, le të shikojmë krahasimet e lenteve të aparatit DSLR…

… dhe lentet në një celular :

Mbase dallimi në madhësi është me mijëra herë më i madh në favor të aparatit DSLR. Përveç madhësisë është me rëndësi të theksojmë edhe prodhimin e materialit. Në lentet klasike të aparatit, DSLR përdoret material nga qelqi, ndërsa lentet krijohen nga plastika në përdorim për celularët. Plastika në vetvete nuk ka aq karakteristika të mira sa qelqi dhe për këtë arsye prodhuesit e pajisjeve celulare janë të detyruar t’i kompensojnë këto dallime me mashtrime të ndryshme. Kështu, HTC-ja në modelin e saj të fundit “One”, përdori lente që kanë një hapje të madhe të blendes (f2.0) të cilat garantojnë performanca shumë më të mira në kushte me ndriçim më të dobët. Prandaj, sipas kësaj teorie, ata janë të aftë të prodhojnë fotografi me më pak zhurmë dhe çfarë është më e rëndësishmja, fotografi më pak të mjegullta.

Kujtohuni se sa herë keni qenë diku jashtë – në ndonjë klub, koncert apo në ndonjë vend tjetër dhe i keni fotografuar shokët tuaj me celularë. Ato fotografi, në 90% të rasteve ishin të mjegullta. Mjegullimi vjen për shkak të të ashtuquajturit “motion blur”, d.m.th., lëvizjes së pajisjes me të cilën fotografoni. Nëse fotografoni në errësirë, blenda e lentes (vrima ku hyn drita dhe shkon në sensor) duhet të jetë e hapur për një kohë të gjatë në mënyrë që sensori të marrë më shumë dritë për ta riprodhuar fotografinë. Koha që i duhet ndryshon, për shembull nga 1/15s deri 1/100s, ndërsa për fotografi të qetë është e nevojshme koha prej 1/60s, madje edhe më shpejtë. Kjo kohë quhet shpejtësia e shkrepjes.

Për fat të keq, celularët që kanë të integruar LED ose dual LED flash-in, nuk janë mjaft të fortë qëtë ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme skenën, kështu që shpejtësia e shkrepjes rritet (deri 1/30s) gjë që edhe vjen deri te mjegullimi i lartëpërmendur. Ndërkohë, flash-i xenon është disa herë më i fortë se ai i LED-it, apo dual LED-it, kështu që koha e shkrepjes është shumë më e shkurtër dhe mundëson që momenti “të ndalet”.

Në vazhdim është një shembull i fotografimit të tastaturës me lëvizje të qëllimshme të dorës në mënyrë që të shkaktohet efekti “motion blur”.

Shembull – Motorola RAZR (LED flash)

Shembull – Motorola ZN5 (Xenon flash)

Fotografia e parë është regjistruar 1/17s kohë shkrepjeje, ndërsa e dyta me kohën 1/60s. Fotografia e parë thuajse është shkatërruar me blur, kurse e dyta, pa marrë parasysh lëvizjet e shumta të dorës, doli shumë e kthjellët.

Është shumë e qartë se gjatë një kohe kaq të gjatë të shkrepjes, secili objekt që lëviz, do të shkaktojë mjegullim më të madh ose më të vogël të fotografisë (varësisht prej sasisë së lëvizjeve).

Si konkluzion, nëse bleni një smartfon të ri dhe shumicën e fotografive i bëni në ambiente të mbyllura, në kushtet e një ndriçimi të dobët, atëherë vlerësojeni blerjen e telefonit me xenon flash, sepse LED nuk është zgjidhja më e mirë për këto lloj fotografish.

Shembull – fotografia e njëjtë e regjistruar me RAZR me më pak lëvizje (pothuajse në kushte ideale)

 Softueri

Ndoshta rolin kryesor në cilësinë e fotografisë e luan softueri i kamerës. Për shembull, mund ta marrim iPhone-in e Apple-it. Ky celular i ka të gjitha mangësitë që i përmendëm (sensor të vogël, LED flash), gjithësesi jep fotografi me cilësi shumë të mirë.

Inxhinierët e Apple janë treguar të zgjuar duke iu afruar zgjidhjes së problemit dhe kanë integruar regjistrim HDR të fotografisë në komponentët harduerikë të këtij celulari. Teknika HDR, meqë është më e thjesht, nënkupton një numër më të madh të regjistrimit të fotografive me sasi të ndryshme të ndriçimit. Pas regjistrimit të kësaj fotografie me anë të modifikimit softuerik, bashkohen në një.Me anë të regjistrimit me HDR fitojmë më shumë gamë të ngjyrave, kontrast më të mirë dhe një ekspozim (ndriçim) shumë herë më të mirë të fotografisë.

Gjatë regjistrimit të kryer natën, shikohet një përparim i madh, prandaj realizohen tri ose më shumë fotografi me ndjeshmëri të rritur ISO (për shkak të rritjes së ndjeshmërisë ISO është e mundshme të zvogëlohet koha e shkrepjes, prandaj fotografitë nuk janë të mjegulluara) dhe pas kombinimit dhe redukimit të përparuar të zhurmës shfaqet fotografia me kualitet të kënaqshëm, madje edhe në kushtet e ndriçimit të dobët.

Përveç regjistrimit të integruar HDR(HTC One, Apple iPhone), prodhues të ndryshëm integrojnë funksione shtesë, të cilat jo domosdoshmërisht e përmirësojnë kualitetin e fotografisë, por zgjerojnë mundësitë. Kështu, mund të realizohet fotografimi me detektim i fytyrës, regjistrimi panoramik, skena të ndryshme (të natës, sportive, plazhi), etj.

Në përfundim, mund të themi shumë shkurt që na gëzon fakti i përmirësimit të kualitetit të fotografive në telefonat celularë dhe presim me padurim inovacione të reja në këtë drejtim.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>