Lajmet

Vështrim: EyeLeo

May 30 2012
0 Shpërndarje
Vështrim: EyeLeo

Puna e gjatë përballë kompjuterit mund t’i lodhë sytë dhe t’i dëmtojë ato, si dhe të ndikojë negativisht në qëndrimin e trupit tuaj. EyeLeo është një program falas që mundon të ndihmojë duke shfaqur lajmërime për të ushtruar sytë, ose të ngritesh dhe të lëvizësh përreth ambientin ku qëndroni. 

EyeLeo përcakton 2 lloje pushimesh: të shkurtra dhe të gjata. Si parazgjedhje një pushim i shkurtër shfaqet çdo 10 minuta. “E shkurtër” do të thotë që tabela e shfaqur, lajmërimi në ekran, qëndron ndezur për 10 sekonda, dhe ju tregon një ushtrim të shpejt për sytë që ju duhet të bëni gjatë pushimit. Ushtrimet përfshijnë mbylljen e syve fortë, lëvizjen e tyre, shikimi nga një anë në anën tjetër dhe përqëndrimi në objekte të largëta. Këto janë lajmërime argëtuese por edhe shumë të dobishme. Lajmërimet janë një dritare e vogël, për pushmet e shkurtra, dhe qëndron aty për pak kohë, pra është shumë e lehtë ta injorosh kur jemi shumë të zënë me punë. 

Gjatë pushimeve të gjata lajmërimi i EyeLeo zë gjithë ekranin, pra është diçka që nuk mund ta injorosh. Për këtë arsye EyeLeo ka dhe mundësimi e aktivizimit të modulit strikt (strict mode). Në këtë modul ju kurrë nuk mund ta anashkaloni pushimin e gjatë. Ekrani e shfaqë lajmërimin dhe e vetmja gjë që mund të bëni është të ngriteni dhe të levizni përreth ambientit tuaj (ose qëndroni ulur dhe numëroni së prapthi minutat e mbetura). 

Por ky opsion në disa raste është shumë i padobishëm, në fillim duket ide e mirë pasi të ndihmon të pushosh, por kur jemi në raste pune intenzive ai të bllokon ekranin dhe nuk mund të bëni asgjë por thjeshtë të prisni.  

EyeLeo është një kujtesë e vogël për çdo person, pasi ai të lajmëron: “Shiko, ti ke nevojë për një pushim, për të mirën tënde”, dhe që çdo përdorues i kompjuterit, i tepërt apo jo, duhet ta ketë këtë program, jo vetëm se është falas por dhe është shumë i dobishëm.  

Programi ofrohet falas nga Microsoft dhe mund ta shkarkoni nga ky link. (PCWorld Albanian)

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>