Analiza

Vështrim i aplikacionit Microsoft Outlook: Një postë elektronike inteligjente

Feb 19 2015
0 Shpërndarje
Vështrim i aplikacionit Microsoft Outlook: Një postë elektronike inteligjente

outlooklogo-e1343821411541Microsoft Outlook quhet aplikacioni më i ri i postës elektronike në platformat iOS dhe Android. Mbase nuk jemi mësuar të shohim aplikacione të një niveli të tillë nga Microsoft. Përshtypjet e para ishin më të mirat të mundshme. Ca thonë se ai është aplikacioni më i mire në kategorinë e tij. Esencialisht, Microsoft Outlook është aplikacioni Acompli me një emërtim të ri. Ai sjell një postë elektronike inteligjente e përshtatur për të vënë në plan të parë e-mail tona më të rëndësishme.

Të mirat: Microsoft Outlook për iOS ka gjeste të thjeshta dhe kalendari i përfshirë shërben më së miri për për të organizuar axhendën tuaj dhe manaxhuar takimet.

Të këqijat: Ka aftësi të limituara në përzgjedhjen e kontakteve tuaja.

Microsoft Outlook për iOS e bën emailin shumë të lehtë për tu manaxhuar dhe vjen me një calendar ku mund të aksesoni shumë thjeshtë axhendën tuaj. Ai gjithashtu ofron kontroll për fshirjen e mëvonshme të një emaili. Microsoft ka qënë duke përmirsuar ofertat e tij për aplikacionin Outlook të iOS, në fakt për paketën Office në tërësi. Word, Excel dhe Power Point ekzistojnë si versione të ndara për iPhone dhe iPad me interfejse të përshtatura për madhësitë e ekranit. Me lancimin më të fundit, Microsoft vazhdon të bëjë një punë të shkëlqyer duke sjellë softwerët e saj dhe tek përdoruesit iOS.

Regjistrimi i llogarive tuaja.

 Sapo të përdorni Outlook për herë të parë, do t’ju shfaqet një përshkrim i saktë për opsionet kryesore përpara se të krijoni llogarinë tuaj. Ju mund të zgjidhni mes Microsoft Exchange, Outlook.com, iCloud, Google dhe Yahoo Mail. Menjëherë pasi ju keni mbaruar punë me krijimin e llogarisë ju mund ti hidhni një sy dhe tutorialit me imazhet përkatëse për ta patur më të qartë përdorimin. Kur të keni mbaruar me këta hapa ju mund të shtoni adresat e miqve tuaj apo të shkoni direkt në inbox.

Përqëndrimi në email-et e rëndësishme.

Outlook ju lejon të shikoni emailin në një mënyrë të re në sajë të një opsioni që fokusohet vetëm tek emailet që kanë të bëjnë realisht me ju. Ju mund të krijoni një listë në “Focus”(Të përqendruara) ku të rendisni kontaktet që ju i konsideroni të rëndësishme. Ndërsa lista “Other”(Të tjerë) mund të shihni gjithë emailet e tjera që vijnë në inboxin tuaj. Shërbimi i Gmail ofron gjithashtu një opsion të njëjtë i cili i ndan emailet tuaja në Primary, Social, Promotions dhe Updates. Është diçka më e specializuar se lista “Focus” në Outlook por dhe ky i fundit bën një punë mjaft të mirë. Duke përdorur këtë opsion ju mund të lexoni vetëm emailet që janë të rëndësishme për ju.

Kalendari

Pa dyshim ky është aplikacioni që bën diferencën për Outlook. Ai i jep përdoruesit akses në axhendën e tij pa qënë nevoja të dalësh nga aplikacioni. As përdoruesit e Gmail nuk e kanë këtë opsion të përfshirë në aplikacionin e e-mailit. Një pjesë të kalendarit do mund ta shihni dhe në versionin për desktop. Në të ju mund të krijoni takime dhe të ftoni miq apo të shihni se sa kohë të lirë keni dhe gjatë cilës ditë apo orë. Padyshim që një aplikacion kalendar i bashkangjitur në aplikacionin e emailit tuaj është diçka tepër e dobishme për lënien e takimeve.

Akses i shpejtë në skedarët e bashkangjitur

Diçka tjetër e dobishme është edhe mënyra se si aksesoni skedarët e bashkangjitur në emailet tuaja. Në Outlook është vendosur një buton i veçantë, në momentin që ju klikoni atë ju shfaqen të gjithë skedarët që keni marrë ose dërguar gjatë bisedës me një kontakt. Këto skedarë mund të ruhen direkt në Dropbox dhe OneDrive. Ndërsa nëqoftëse doni të bashkangjisni një skedar mjafton të shkoni në seksionin Attachments dhe të zgjidhni atë që doni të dërgoni.

Kërkimi për të njohurit tuaj

People është opsioni më i fundit që e plotëson tërësisht Outlook. Ashtu si aplikacionet e tjera që përfshijnë kontaktet, në Outlook ju do të jeni në gjendje të kërkoni për një emër që dëshironi. Por më interesant është fakti se aplikacioni do të ruajë kontaktet tuaja të preferuara dhe ti shfaqë ato të parët në listë kështu do mund ti gjeni më lehtë.

Konkluzioni

Outlook për iOS ofron mënyra interesante për të manaxhuar e-mailin tuaj edhe nëse përdorni disa llogari.  Dhe opsioni “Focus” ju lejon të përqëndroheni vetëm në atë që jeni të interesuar. Por përveç kësaj risija më kryesore është cilësuar padyshim kalendari që ju lejon të transferoheni nga një ftesë që ka ardhur në emailin tuaj, në axhendën tuaj për ta regjistruar shkuarjen në këtë event, pa qënë nevoja për të ndërruar aplikacionet. Këtë opsion nuk e ofron asnjë nga shërbimet rivale të Outlook. Me paketën e re Office për iOS dhe me ofrimin e këtij super versioni të aplikacionit Outlook, duket se Microsoft po vendos një lidhje serioze me pajisjet iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>