Analiza

Vështrim i detajuar i orës inteligjente Asus ZenWatch

Mar 30 2015
0 Shpërndarje
Vështrim i detajuar i orës inteligjente Asus ZenWatch

96533174-e519-4380-9217-b103a6563011Ora inteligjente ZenWatch është një nga orat më tërheqëse nga Android të hedhura në treg deri në këtë moment. Ekrani OLED është i mbështjellë në një trup i cili nuk ndryshket si dhe është e pajisur me një rrip ngjyrë kaf i cili ka një mbërtheckë në fund e cila e përmbush pamjen fantastike të kësaj ore.

Stilimi në mënyrë klasike ndoshta nuk pëlqehet nga të gjithë, por me një peshë prej 75g dhe me një gjerësi prej 9.4mm, ora është e rehatshme dhe komode për tu mbajtur. Gjithashtu ajo është e pajisur me standartet IP55 rezistente ndaj ujit, e cila në fakt nuk na lë të mendojmë se mund të notojmë me të, por të paktën shiu nuk do të jetë një problem.

b22ecf04-856b-48d9-95b7-4fd43cb1aaf4-620x372Kjo orë inteligjente ka të pajisur në të një sensor i cili mat rrahjet e zemrës, por në vend që të jetë një sensor optik ai funksionon në mënyrë tjetër. Dy gishtat e dorës është e nevojshme të vendosen në kornizën metalike të orës dhe duhet të përmbushet një qark në mënyrë që të matet pulsi i personit i cili po e mban në dorë orën.

Të gjitha pajisjet e veshura të cilat ka ofruar Android operojnë pak a shumë në mënyrë të ngjashme. ZenWatch lidhet me një telefon inteligjent Android nëpërmjet Bluetooth. Përdoruesit e prekin ekranin për të ndërvepruar, i flasin orës për të shkruar tekste dhe për të kryer kërkime në Google si dhe marrin lajmërime të caktuara me anën e vibrimeve. Të gjitha këto funksionalitete punojnë në mënyrë të përkryer tek ZenWatch.

8ecc6b09-4d0b-42f1-b978-467d6224ce94-620x372Një aplikacion ZenWatch Manager ndihmon të rregullojë pamjet e orës si dhe ofron mundësi të gjejë orën, të bëjë mute telefonin, si dhe të vendosë një alarm i cili aktivizohet në momentin që telefoni dhe ora janë të ndara.

Një nga karakteristikat më të rëndësishme të kësaj ore është një shkyçja automatike, e cila e thënë në mënyrë më të thjeshtë është fakti që gjatë kohës kur ora është e lidhur telefoni është i shkyçur. Kjo karakteristikë u shtua në versionin më të fundit të Android 5 Lollipop , por edhe për telefonët inteligjentë ende të mbetur në Kitkat ose me sistem operativ më të hershëm është një karakteristikë mjaft e rëndësishme. Përsa i përket aplikacionit të fitnesit Asus Wellness ai nuk mund të fshihet.

Ora ZenWatch zgjat mesatarisht deri në dy ditë por në raste të tjera zgjat edhe një ditë e gjysëm. Të gjitha orët inteligjente Android zgjasin një ditë e gjysëm pas një karikimi të plotë, me përjashtim të Sony Smartwatch 3 e cila zgjat për tre ditë.

Ora inteligjente nga Asus ZenWatch kushton £200, duke e konsideruar atë si një nga orët më të shtrenjta Android, me një kosto njësoj sa Motorola Moto 360, por është vetëm £25 më e lirë se LG G Watch R dhe £10 më e shtrenjtë nga Sony Smartwatch 3.

Pas gjithë kësaj analize të detajshme të kësaj ore inteligjente mund të themi me bindje të plotë se Asus ZenWatch mund të konsiderohet si një surprizë. Ajo është mjaft e rehatshme, duket bukur dhe funksionon në mënyrë perfekte. Ekrani ka një ndriçim shumë të mirë dhe mund të lexohet pa vështirësi edhe në dritën e diellit.

Si disavantazh të kësaj ore mund të përmendet fakti se ajo orë duhet karikuar çdo dy ditë, por në fakt një karikim i tillë bëhet për të gjitha orët inteligjente. Gjithashtu fakti që aplikacionet e instaluara në të nuk mund të fshihen.

Mbetet të shikohet impakti dhe suksesi i kësaj ore inteligjente tek klientët në ditët në vazhdim. (PCWorld Albanian)

Tags >

asus
Lajmet e fundit>