Lajmet

Vështrim i përgjithshëm i Samsung Galaxy S III

May 31 2012
0 Shpërndarje
Vështrim i përgjithshëm i Samsung Galaxy S III

Samsung Galaxy S III arrinë gjatë kësaj jave në Europë, dhe këto përshtypje nga disa prej shfrytëuesve të parë do të ju shërbejnë si orientim se çfarë të prisni nga ky smartfon.  

Ja një përmbledhje e shkurtër për S III: smartfoni me Android 4.0 veçohet me një ekran të madh 4.8 inçësh, 1GB RAM, kamerë 8 megapikselë si dhe procesor katër bërthamësh 1.4 GHz Exynos.  

Vlad Savov nga The Verge, thotë se Samsung Galaxy S III është “një triumf teknologjik.” Ai e lavdëron kamerën, duke thënë se “është më e mira që e kam përdor në ndonjë pajisje Android,” por vuri në pah se “ekrani shumë i madh i këtij telefoni, edhe pse është ergonomik, mund të jetë një pikë e dobët për njerëzit që nuk mund ta përshtasin një pajisje 4.8 inçësh me rutinën e tyre të përditshme.” 

Përshtypjet e PhoneArena gjithashtu përmendin madhësinë e S III, përveç profilit të hollë. “Definitivisht, duhet ta harroni komoditetin e përdorimit të kësaj pajisjeje me një dorë. Por madhësia duket së është bërë modë me supertelefonët Android. Nëse dëshironi një ekran të madh, atëherë duhet të mësoheni me një telefon gjigant.” 

Sharif Sakr nga poashtu dha nota të larta për kamerën e S III, por gjithashtu theksoi se HTC One X mund të jetë një zgjedhje më e mençur kur bëhet fjalë për “një ndërfaqe më të mirë.” Sakr deklaroi se veçoria e re e ngjashme me atë të Siri “nuk funksionon shpejt apo në mënyrë inteligjente, shumë shpesh ju ndërpret në mes të fjalisë, dhe ju humb kohë duke interpretuar fragmente të pakuptimta të kërkësave tuaja.” 

Chris Hall nga Pocket-lint thotë se “ka shumë gjëra për t’u pëlqyer nga Samsung Galaxy S III”. “Ekrani i madh, fuqia, funksionimi i shpejt dhe i lehtë, të gjitha këto janë kredi për këtë pajisje.” Por, ai theksoi se ekrani ka mundur të jetë më i ndritshëm (veçoria për kursim të baterisë e zbehë shumë ekranin), dhe do të ishte më mirë sikur ndërfaqja të kishte pakëz animacione. 

Gareth Beavis nga TechRadar deklaroi se dizajni i S III “është shumë tërheqës me një peshë minimale- dhe jetëgjatësia e baterisë është e përkryer.” “Nëse Samsung Galaxy S3 do të vinte me një kornizë metalike sikurse HTC One S, atëherë çdo dyshim rreth standardeve të dizajnit do të ishte i tepërt.” Por në përgjithësi, Beavis e radhiti S III si “smartfonin më të mirë në treg. Ai ka çdo veçori që mund të na nevojitet.” 

Chris Davies i SlashGear nuk ishte edhe aq entuziast rreth kornizës prej plastike të S III, por deklaroi se“nëse telefoni juaj është bërë pajisja kryesore e argëtimit multimedia; nëse ju pëlqen ekrani i madh për lojëra, shfletim, navigim dhe multimedia; nëse kërkoni foto dhe video të kualitetit të lartë; atëherë Galaxy S III i ofron të gjitha këto.” 

Në vlerësimin e saj për Galaxy S III, Elaine Burke nga Silicon Republic, përdor reklamën e iPhone që thotë “është vështirë të mos çuditeni nga shpejtësia e Samsung Galaxy S III, i cili ofron një performansë të jashtëzakonshme. Por sa u përket disa veprimeve, ajo gjithashtu favorizon HTC One X, duke vënë në pah se “adhuruesit e fotove dhe ata që dëshirojnë gjëra më të mira në ekran, është më mirë të përdorin HTC One X, mirëpo nëse performansa është prioriteti juaj, atëherë S III nuk do të ju zhgënjej.”  (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>