Analiza

Vështrim i përgjithshëm në Samsung Galaxy A5

Mar 20 2015
0 Shpërndarje
Vështrim i përgjithshëm në Samsung Galaxy A5

d17e70ba-7b58-4b34-bf68-bffbecf2f9ec-620x372Gjigandi Samsung ka ditur gjithmonë të sjellë në treg ato pajisje të cilat do të dinë të korrin sukses. Për këtë arsye PC World Albanian do t’ju bëjë një prezantim të detajshëm të Samsung Galaxy A5, pajisja më e re e kësaj kompanie në kategorinë Alpha. Ky telefon inteligjent duket se është një konkurent potencial I fuqishëm për kompanitë e tjera të së njëjtës industri, pra të telefonëve inteligjentë me një kosto relativisht të ulët. Në vijim do t’ju tregojmë këto karakteristika të cilat e bëjnë vërtet këtë pajisje kaq konkuruese.

Versioni A5 i Samsung Galaxy është një nga telefonët inteligjentë të lirë Samsung më të mirë deri në këtë moment. Me një trashësi prej vetëm 6.7 mm, duket se ai është 0.2mm më i hollë nga iPhone 6 si dhe mund të konsiderohet ndër smartfonët më të hollë krahasuar me shumicën e smartfonëve të tjerë Android dhe Windows.

6a6c39b7-6c6e-4131-b9d8-f478f976a9a2-620x372Ky telefon inteligjent është i pajisur me një kornizë metalike, dhe peshon 123 gram, krahasuar me 129g të iPhone 6; 138g të Galaxy S6 dhe 155g Motorola Moto G 2015. Gjithashtu një karakteristikë e cila vlen për tu përmendur është edhe fakti se kjo është një pajisje e vogël e cila ka një lehtësi në manaxhimin dhe përdorimin e saj madje edhe me një dorë. Më poshtë po ju tregojmë disa specifika kryesore të këtij telefoni inteligjent.

Ekrani: 5inç 1280 x 720 (720p) Super AMOLED

Proçesor: 1.2GHz quad-core Snapdragon 410

RAM: 2GB Hapësirë memorie: 16GB + vend për microSD card (më tepër se 64GB)

Sistemi operativ: Android 4.4.4

Kamera: 13-megapixel rear, 5-megapixel front

Mundësi lidhjeje: 4G, Wi-Fi, Bluetooth, NFC, GPS/Glonass

Dimenionet: 69.7 x 139.3 x 6.7mm

Pesha: 123g

99a18d15-21d4-468f-b6dd-8b83c940854c-620x372Pjesa e pasme e kësaj pajisjeje është e përbërë nga një material plastik i cili nuk hiqet, po ashtu edhe bateria. Në një përdorim intensiv, bateria e kësaj pajisjeje do të zgjasë deri në një ditë, dhe nëse përdoret më pak edhe jetëgjatësia e baterisë do të jetë më e madhe.

Përsa i përket kameras, ky telefon inteligjent është i pajisur me një kamera prej 13 megapikselash, i cili krahasuar me kamerën 5 megapiksel nga Motorola Moto G 2014 është shumë here më i mirë. Samsung Galaxy A5 kushton 349 paund nëse blihet direkt nga Samsung, por mund të ofrohet gjithashtu nga shitësit e dyqaneve me një çmim prej 280 paund në versionet në ngjyrë të zezë, të bardhë, të argjendtë dhe të artë.

Krahasuar me pajisjet e tjera relativisht të lira nga Samsung kjo pajisje është vërtet një risi shumë e veçantë, si në dizenjo ashtu edhe në përdorim. E vetmja gjë që ndoshta nuk do të mirëpritet nga klientët është fakti i baterisë së palëvizshme, sistemi operativ nuk është më i fundit për pajisjet Android si dhe rezolucioni jo shumë i mirë i ekranit.(PCWorld Albanian)

Tags >

Galaxy
Lajmet e fundit>