Lajmet

Vështrim i shërbimit të ri Knowledge Graph të Google

May 29 2012
0 Shpërndarje
Vështrim i shërbimit të ri Knowledge Graph të Google

Google, padyshim sot është Ueb faqja më e popullarizuar në botë, prandaj kur Google prezanton ndonjë veçori të re atëherë ky është një lajm i madh. Shërbimi i ri Knowledge Graph i Google është një lajm i madh edhe për vet Google.

 

Ky hap shënon fillimin e transformimit të Google nga një makinë kërkimi, në një makinë diturie që ka njohuri rreth pjesëve të të dhënave dhe marrëdhëniet e tyre me njëra- tjetrën. 

The Knowledge Graph është një projekt i Google, që synon ta  bëjë kërkimin sa më semantik (kuptimin e fjalëve). Në formën e saj fillestare, ju shfaqet një dritare e re anash kur Google e kupton se çfarë jeni duke kërkuar. Presim që kjo dritare të shfaqet shumë më shpesh kur Google mëson për gjërat tuaja të reja. 

Në foton më poshtë mund të shihni si duket dritarja që hapet kur Google e kupton se çfarë kërkoni.

Themelet 

Për ta kuptuar më shumë idenë e Knowledge graph mund ta shikoni videon e Google-s. Me pak fjalë Knowledge Graph është një nismë e Google, me qëllim që të kuptoj gjërat rreth objekteve dhe pjesëve të të dhënave dhe si janë ato të lidhura mes vete. Më herët, kur keni kërkuar psh. për Albert Ajnshtajnin, Google shfaqte lidhjet më relevante që kishin të bënin me subjektin. Tash, Google e kupton që Albert Ajnshtajni është një person dhe mund të shfaq informacione rreth tij nga burime të ndryshme. 

Natyrisht, ka mënyra tjera të kërkimit të pyetjeve që Google ishte në gjendje t’u përgjigjej në rezultatet e kërkimit për vite me rradhë. Por Knowledge Graph është një hap para. 

 Të mësojmë si të kërkojmë 

The Knowledge Graph ju ndihmon të përmirësoni kuptimin e pyetjes. Disa fjalë mund të kenë të njëjtin kuptim, dhe Google tashmë mund të ju ndihmoj ta përkufizoni interpretimin që kërkoni. 

Për shembull, fjala “Onion” mund t’i referohet disa gjërave. Ju ndoshta e kërkoni faqen The Onion, informata rreth faqeve Tor.onion apo informata rreth qepëve (onion). Nëse ju duhen vetëm informata rreth ushqimit, ju mund të klikoni në linkun “Onion” në panelin anash. Në të ardhmen Knowledge Graph do të ofrojë informacione rreth interpretimeve tjera të fjalës “Onion”  

 Paneli anësor 

Kërkoni diçka që Knowledge Graph di– psh. emrin e një personi të famshëm – dhe do të shihni informacione të detajuara në anën e djathtë të faqes së kërkimit. Shumica e informacioneve janë marrë nga Wikipedia. 

Ky panel nuk është vetëm një bllok i lidhur tekstesh – ai është një pikë fillestare për një hulumtim më të zgjeruar. Ju mund të vazhdoni të klikoni gjithashtu – derisa Knowledge Graph të zgjerohet, është më e lehtë nëse klikoni faqe për faqe, duke mësuar kështu gjëra të reja. Derisa te merrni vesh do të shihni se kanë ikur disa orë të tëra – njëjtë sikurse duke klikuar në Wikipedia. 

Gjetja e gjërave të lidhura  

Opsioni “People also search” ju mundëson t’i gjeni më shpejt gjërat që lidhen më kërkimin tuaj – pa marrë parasysh a janë ato libra, njerëz, lokacione apo çfarëdo tjetër që Google din për to. Kjo veçori hyn në horizontin e gjërë të njohurive të Google. 

 

 

 

 

 

Pikat e interesit 

Po udhëtoni diku? Kërkoni për destinacionin tuaj dhe do të shihni një hartë dhe informacione rreth atij lokacioni, duke përfshirë edhe pikat interesante që doni t’i vizitoni. Poashtu, kjo veçori e tregon edhe kohën lokale të atij vendi.

Zgjedhni një pikë interesi dhe do të shihni më shumë informacione rreth atij vendi, përfshirë adresën e këtij vendi në hartë. Ju mund të klikoni poashtu në linkun “Directions” që t’i merrni më shpejt drejtimet për atë vend, ose mund të vazhdoni të kërkoni për atraksione të ngjashme duke përdorur seksionin “People also search for”.

Tags >

Google
Lajmet e fundit>