Lajmet

Vështrim kamerës së Galaxy S3

May 31 2012
0 Shpërndarje
Vështrim kamerës së Galaxy S3

Siç dihet tani publikisht, Samsung Galaxy S3 posedon një kamerë prej 8MP, edhe pse ishte pritur të kishte 12MP. Sidoqoftë, Samsung thotë që nuk është e tëra rreth numrit të megapikselëve, dhe u tha blerësve se kjo është njëra nga kamerat më të mira që një smartfon mund të ketë.

 Fillimisht, vlenë të theksohet se aplikacioni I kamerës së Galaxy S3 ka shumë veçori. Përveç fotografimit, ju mund ta rregulloni kamerën për të kapur pamje edhe për një kohë të caktuar – 20 pamje në rreth 10 sekonda – në format si panoramë dhe HDR, veçori kjo që lirisht mund të thuhet se është shumë më e mirë se sa ajo që ndodhet në smartfonin Sony Xperia. Natyrisht, këto veçori të gjitha janë të mirëseardhura, por ajo çka është me më rëndësi është cilësia e fotove. Në fakt, fotot e Galaxy S III janë mbresëlënëse.

Në një ditë me diell, fotografitë janë të mbushura me hollësi dhe ngjyrat janë të pasura, megjithëse kur shikohen në një ekran më të madh ato mund të duken paksa si të tejngopura. Pamjet e marra në ndriqim të dobët janë poashtu të mira dhe drita LED në pjesën e pasme të telefonit e bën të mundur që të mos dalin fotografitë e dobësuara.

Deri më tani, njëra nga veçoritë mbase edhe më të mira të kamerës së Galaxy S3 është shtojca e quajtur “Best Shot”. E paraqitur jo edhe me aq sukses në ngjarjen e lansimit të Galaxy S3, kjo veçori, sapo të lëshohet e sheh kamerën duke marrë disa pamje në varg të shpejt dhe pastaj ju këshillon që të zgjidhni njërën nga to.

Një tjetër veçori është mundësia që të kapen pamje edhe gjatë inçizimit me një shtypje të thjesht në ekran, që funksionon në Galaxy S3 falë procesorit të vet të shpejt prej katër bërthamash. Duhet përmendur se kjo veçori është e disponueshme edhe në HTC One X. (PC World Albanian)

Tags >

kamera
Lajmet e fundit>