Harduer

Vështrim: Samsung Galaxy Note Edge, një eksperiment, inovacion apo “dredhi”

Nov 12 2014
0 Shpërndarje
Vështrim: Samsung Galaxy Note Edge, një eksperiment, inovacion apo “dredhi”

edgeTë themi të drejtën nuk ekemi parë diçka të tillë në vite. Por Samsung nuk i kanë munguar asnjëherë “çmenduri” të tilla. Po flasim për telefonin e dytë eksperimental nga kompania që ka për qëllim të ofrojë atë çka tjerët nuk e kanë bërë akoma. Pas Galaxy Round, Galaxy Edge nuk mori shumë kohë të prezantohej publikisht. Dhe nëse vështroni mbi dizajnin dhe konceptin, është një imazh i shkëputur i një prototipit Youm vështruar gjatë konferencës CES para dy vitesh. Po tashmë është një smartfon real të cilin ju mund ta blini. Është testuar në Japoni ku në vend të Note 4 është prezantuar Edge, por në shtetet tjera do të jenë të disponueshëm që të dy. Pavarësisht dizajnit të pazakontë me ekranin e lakuar, po ky smartfon ka të gjitha të mirat dhe këqijat e Note 4. Po shtrohet pyetja a do e hidhni Note 4 tutje për një Note 4 me ekran të lakuar?

Samsung Galaxy Note Edge

Avantazhet

* Ekran të bukur të lakuar me rezolucion të lartë

* Jetëgjatësi relativisht të lartë të baterisë

* Një sensor kamere mjaft të mirë

* Një “tjetër” Galaxy Note 4

Disavantazhet

* I shtrenjtë krahasuar me Galaxy Note 4

* Jo shumë hapësirë përdorimi për pjesën e lakuar të ekranit

* Jo i përshtatshëm për përdoruesit mëngjërash

* Pothuaj një tjetër Galaxy Note 4

Galaxy Note Edge në vetvete përbën një eksperiment, dhe njerëzit mund të jeni të rezervuar lidhur me blerjen e një smartfonit me ekran të lakuar. Më pak fjalë do të merrni të gjitha përfitimet që ofron Galaxy Note 4. Ndërsa çmimi, shumë i kripur.

Hardueri

edggg hardwerSigurisht që Galaxy Note Edge tërheq vëmendjen tuaj. Lakimet e ekranit janë subjektiv. Ekrani duket fantastik, me një kontrast të lartë dhe një mprehtësi karakteristike për telefonët Samsung ndër vite. Ekrani prej 5.6 inç falë pjesës së lakuar e bën Galaxy Edge 2 mm më të shkurtër dhe 4 mm më të gjerë se Note 4.

Ekrani marxhinalisht është më i vogël se Note 4. Hijet janë paksa të tejzmadhuara, por mund të zgjidhen nga një rang ngjyrash nëse nuk jeni një adhurues i menuve dhe fotove me kontrast të lartë. Samsung ka shpjeguar se pjesa e lakuar është vendosur për të bërë të mundur replikimin më të shpejtë. Kompania ishte e aftë të lakojë ekranin me të njëjtën teknologji përdorur tek Galaxy Round, por me Edge kemi të bëjmë me një ndjesi unike. Kjo pjesë e lakuar jo vetëm që shton diçka në anën e dizajnit, por edhe atë të softuerit. Kështu që ekzistojnë disa arsye pse është vendosur megjithëse jo shumë.

Një nga gjërat më fantastike të Galaxy Note 4 është ngjashmëria e madhe me Note 4. Edge ka të njëjtin dizajn, të njëjtin material ndërtimi të Note 4. Po ashtu pjesa e pasme prej lëkure e telefonëve është përmirësuar ndjeshëm dhe duket më klasik. Edge përfshin disa butonë prej alumini për tu përshtatur me kornizën anësore së bashku me një portë për kufje, dhe një portë për ngarkim me anë të USB. Në stilin e Samsung gjendet edhe një buton “Home” (Shtëpia) e aftë për të ofruar ekzekutim të disa aplikacioneve njëherazi dhe navigimin përmes tyre. E fundit, një monitor i rrahjeve të zemrës gjendet ngjitur me dritën LED të kamerës.

Nuk ka pasur asnjë mangësi të specifikave të Edge krahasuar me Note 4. Është po i njëjti ekran i rezolucionit të lartë prej 2560 x 1600, një 1080p e lakuar e cila do të kishte kushtuar më pak po të mos kishte qenë e tillë. Por nuk përfundon këtu sepse smartfoni ka një “bishë” të vërtetë në brendësi, proçesor 2.7 Ghz, 3GB RAM dhe 32 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Në letër, e vetmja gjë e limituar mbetet bateria prej 3000 mAh, teksa Note 4 ka një bateri me kapacitet 3,220 mAh. Lapsi Stylus është një tjetër produkt i bashkëpunimi mes Samsung dhe MontBlanc. Ne mund të themi se ky laps është kthyer në një faktor kyç shitjeje për telefonët Galaxy Note.

Përdorimi me një dorë të vetme

edgehandNote Edge është më i gjerë se Note, dhe është një telefon i rehatshëm për tu përdorur. Që të dy, Note 4 dhe Note Edge vijnë me disa përmirësime të softuerit dhe marifete për ta bërë më të thjeshtë përdorimin, dhe një menu e re që pluskon mbi ekran. Kjo e dyfishon rreshtin e butonave fizikë dhe me prekje e cila mund të jetë diçka favorizuese për mëngjërashët. Mund të pyesni si krahasohet Note Edge me iPhone 6 Plus? Që të dy janë pothuaj njëlloj në termat e përdorimit megjithëse Note Edge duket më i rehatshëm në dorë dhe falë disa përmirësimeve të softuerit për përdorimin më të thjeshtë, i jep një avantazh ndaj iPhone.

Softueri

edgesoftSamsung ka zhvilluar ndërfaqen e saj për smartfonët Android e quajtur TouchWiz në Android 4.4.4 KitKat, por kompania po ashtu po përpiqet vazhdimisht të pastrojë ekranin nga opsionet të panevojshme. Kjo është një punë progresive, dhe menutë e cilësimeve duken më të topitur krahasuar me telefonët e tjerë Android dhe veçanërisht iOS. Pra u duhet pak kohë të mësoheni me to. Smartfoni ka dy modalitete ekrani, një panel që mund të zbulojë mesazhe të përshtatura dhe një kolonë më substanciale që ka për qëllim të ofrojë funksionalitete ekstra si njoftime ose menu për aplikacione të caktuara.

Tek ky panel i pjesës së lakuar mund të ofrohet mbështetje për deri në shtatë aplikacione. Në këtë panel mund të vendosin aplikacione të ndryshme si: Moti, financa, rezultatet sportive, statistikat e fitnesit, ose edhe një panel navigimi i cili është i disponueshëm vetëm në Japoni që ofron paralajmërime të trafikut. Ky stil i ofruar ngjason së tepërmi me ato karakteristika që kemi në orët inteligjente. Por ky panel ofron edhe menu të dedikuara për aplikacionin e kamerës ose kur luani një video kontrollerat për përshpejtim ose ngadalësim të videos shfaqen. Edhe njoftimet do të jenë pjesë e saj gjithashtu. Një karakteristikë interesante është se këtë panel ju mund ta shndërroni edhe në një vizore për të matur por nuk e dimë sa do e përdorni këtë funksion juve.

Kamera

edgecameraPërsëri Samsung nuk theu asnjë kufi lidhur me kamerën e smartfonit. Note Edge ka një kamerë 1 Megapixel e pajisur me stabilizuesin optik të imazheve. Kamera frontale hyn në kategorinë e atyre më të mirave krahasuar me konkurrentët me një madhësi 3.7 megapixel dhe hapje f/1.9. Një modalitet i ri selfie është në gjendje të kapë tre imazhe dhe ti bashkojë sikur të ishte një e vetme. Kemi të bëjmë me një kamerë fantastike. Stabilizmi optik i imazheve funksionon mjaft mirë. Ka paksa shtrembërim imazhesh, por është pothuaj e papërfillshme krahasuar me telefonët e tjerë Samsung. Galaxy Note Edge gjithashtu bën një punë mjaft të mirë për kapjen e imazheve HDR, si dhe skenave me balancim të ngjyrave bardh dhe zi.

Performanca dhe Jetëgjatësia e baterisë

Duhet ta pranojmë se ajo çfarë Samsung po ofron për blerësit potencialë të Galaxy Note Edge është mjaft e mirë me disa komponentë si 3GB RAM dhe proçesor katër bërthamësh Snapdragon 805. Ngjashëm me Note 4, ngecjet ose vonesa janë diçka inekzistente. Edge qëndron hap më hap me Note 4 sepse është i njëjti telefon mbase. Por si mendoni për një bateri më të vogël në Edge sesa në Note 4? Epo në testimet e baterisë Edge qëndron në mes Note 4 dhe serive Galaxy S për nga performanca. Një ditë me punë të rënda që kërkojnë fuqi përpunimi do e shterojë baterinë në një ditë të vetme. Nëse shikoni video me gjysmë shkëlqim të ekranit, 10 orë punë është ajo çfarë mund të ofrojë Note Edge. Por me një përdorim mesatar telefoni do të ruajë edhe 20 % të baterisë nga fundi i ditës. Ndërsa sensori i shenjave të gishtërinjve rezulton të jetë më i ndjeshëm sesa seritë tjera Galaxy S që e mbështesin këtë veçori. Ndërsa sensori i matjes së rrahjeve të zemrës duket sikur nuk e mat pulsin aspak duke shfaqur rezultatet të rreme.

Konkurrenca

edgeccompKur bëhet fjalë për telefonë të mëdhenj, nuk kanë ekzistuar ndonjëherë telefonë të shumtë që ofrojnë opsione të fuqishme. Nëse dikur konkurrenca mes telefonëve të mëdhenj ndahej mes Samsung dhe LG, tashmë ata kanë dy të tjerë të rinj si Apple madje edhe OnePlus. Samsung ka lançuar Note Edge disa muaj pas Note 4 dhe telefonët janë kaq identikë saqë vetëm bateria e bën ndryshimin. Galaxy Note 4 kushton afro 800 dollarë, ndërsa Edge kushton 980 dollarë afro 200 dollarë më shumë. Galaxy Note Edge me kontratë kushton 400 dollarë, ndërsa Note 4 dhe iPhone 6 Plus kushtojnë 300 dollarë me kontratë.

Verdikti

A është Note Edge një “dredhi”? Është vështirë të thuhet kjo po nuk mendojmë se një ekran i lakuar është diçka jo e mirë. Pjesa më e bukur është se edhe pa këtë panelin e lakuar, telefoni akoma mbetet një Galaxy Note 4, me një laps Stylus, jetëgjatë bateria dhe kamerë me aftësi të larta. Nëse ju e keni pëlqyer vazhdimisht linjën e smartfonëve Galaxy Note, edhe Note Edge duhet të ketë vëmendjen tuaj maksimale. Kemi të bëjmë me një ekran inovativ dhe të keni një inovacion të tillë në duart tuaj duhet të paguani 980 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>