Lajmet

Vështrim: Samsung Galaxy S3 mini

Jan 7 2013
0 Shpërndarje
Vështrim: Samsung Galaxy S3 mini

GalaxyS3MiniNëse top modeli shitet për mrekulli, përse mos ta bëjnë një të njëjtë, vetëm pak më të vogël dhe më të dobët, d.m.th. me harduer më të lirë. Me gjithë popullaritetin që gëzon modeli i madh Galaxy S3, versioni i tij i zvogëluar gjithsesi nuk kalon pa u vënë re, pa marrë parasysh se vjen me specifikime më të dobëta.

Pra, Samsung Galaxy S III mini është pjesëtari më i ri i familjes Galaxy i cili me dimensionet dhe specifikimet bën pjesë në klasën e mesme të pajisjeve Android. Për më shumë rreth tij lexoni në vazhdim:

Karakteristikat themelore:

Dimensionet: 121.6 x 63 x 9.9 mm

Pesha: 112 gram

Ekrani: 4,0“ Super AMOLED, 480 x 800 piksel, 233 ppi

SoC: NovaThor U8420

Procesori: dybërthamësh ARM Cortex-A9 1 GHz

RAM: 1 GB

OS: Android 4.1 Jelly Bean

Memoria e brendshme: 8/16 GB

– Hapësira për kartela memorie

Kamera: 5,0 MP

Video kamera: 720p @ 30fps

FM Radio me RDS

Bateria: 1500 mAh

Përparësitë

– Dizajni, ergonomija dhe pesha

– Në fillim vjen me Jelly Bean

– SIM kartelë e thjeshtë

– Performancat

Mangësitë

– Kamera nuk incizon video 1080p

– Çmimi

Dizajni dhe shtëpiza

Galaxy S3 Mini 01Kur Samsung Galaxy S3 i’u prezantua publikut, shumë ishin të rezervuar ndaj dizajnit të tij. Disa shkuan aq larg duke pohuar se këtë telefon e kanë dizajnuar avokatët, që kompania paraprakisht t’i ikë mosmarrëveshjeve të mundshme ligjore me Apple. Sido që të jetë, Galaxy S3 për çdo rast është dizajnuar ndryshe, kurse popullariteti i tij i përgjithshëm dhe ky dizajn e bëjnë atë edhe më atraktiv. Në Samsung vendosën ta përdorin karizmën e fituar nga top modeli i tyre, kështu që tregut i ofruan versionin e tij të zvogëluar.

Pra, Samsung Galaxy S3 me të vërtet duket si vëllai i vogël i treshit të madh dhe duhet të pranohet se dizajnuesit ishin goxha të suksesshëm në qëllimin e tyre. Gati të gjitha vijat dhe lakimet përshtaten me atë të vëllait të vjetër, kurse dallimi është në vendosjen e zëruesit të jashtëm dhe shkrepësit në anën e pasme, kamerës sekondare dhe sensorit nga ana e pasme. Butonat fizik dhe vendi për USB kanë mbetur në pozicion të njëjtë.

Galaxy S3 Mini 02Shtëpiza është punuar nga e njëjta plastikë sikurse në S3 dhe Note 2, kështu që edhe në këtë aspekt është respektuar “tradita”. Shumë përdorues gjatë kontaktit të parë kishin kundërshtimet e tyre për cilësinë e plastikës me shkëlqim, por nuk ka vend për frikë. Mund të themi se gjatë gjashtë muajve përdorimi të Galaxy S3 nuk kemi vërejtur ndonjë lëvizje apo zhurmë të plastikës.

Lajmet e fundit>