Lajmet

Vështrim – Shikoni shpejtësinë e Internetit në mënyrë grafike

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Vështrim – Shikoni shpejtësinë e Internetit në mënyrë grafike

A keni dëshiruar ndonjëherë të dini se si luhatet shpejtësia e lidhjes suaj në Internet? Ju mund të keni përdorur ndonjë shërbim në Ueb si Speedtest.net për të shikuar shpejtësitë e ngarkimit dhe shkarkimit përpara se të lidhni një kontratë me ndonjë ofrues të shërbimeve të Internetit, por me Auto Speed Tester, që paraqet një aplikacion të automatizuar për Windows, i synuar që të analizojë më mirë dhe të paraqes rezultatet edhe grafike edhe në formën tabelare, ju me saktësi mund të gjeni se cilat pika mungojnë nga ato që janë thënë nga ofruesi i shërbimeve të Internetit. Për më tepër, ky aplikacion jua mundëson kryerjen e testimeve të shumta që kanë lidhje me shpejtësinë në Internet, të merrni një raport për vlerën mesatare, të ruani rezultatet në një fletë të formatit CSV dhe të bëni një planifikim se kur dëshironi t’i kryeni testimet.

Përdorimi

Ky aplikacion ju mirëpret me një ndërfaqe të thjeshtë dhe të kuptueshme. Shiriti me vegla ju ofron mundësinë për të krijuar, ndryshuar ose fshirë të dhënat e nevojshme për testim. Për më tepër, vegla e diagnostifikimit përkrahë ndërfaqen grafike të përdoruesit bazuar në Tracert, MTU dhe testimet e shpejta, që e mbajnë përvojën e përdoruesit një hap para. Kur klikoni “Run Test”, vlerat e të dhënave vihen në dukje me theksim të posaqëm në shpejtësinë e ngarkimit dhe shkarkimit, kohën e Pingut, Packet Loss dhe Jitter si indikatorë grafikë të ilustruar me përmbushjen e testit.

Gjatë testit, procesi i matjes tregohet në monitor të JD Net që jua jep shpejtësinë më të madhe të arritur. Duke kryer disa testime, qofshin ato manuale, ose automatike, një mostër grafike mund të gjendet lehtësisht, duke zmadhuar gjykimin e marrëdhënies shkak-efekt në shërbimin tuaj të Internetit.

Një tjetër veçori unike janë butonët AvGraph dhe AvData. Duke klikuar AvGraph ju do të shihni grafikisht mesataren e shpërndarjes së të dhënave.

Për më tepër, butoni AvData paraqet përmbledhjen e ndryshimeve mesatare të të dhënave me theks të veçantë në shpejtësitë e ngarkimit dhe shkarkimit gjatë kohës.

Pas kryerjes së të gjitha testimeve të shpejtësisë, të dhënat mund të shikohen me hollësi duke përdorur opsionin për paraqitje të CSV-së. Skedari CSV ruhet në follderin tuaj me dokumente me emrin “Speed_Tester”.

Ky skedar i ruajtur lehtësisht mund të hapet me Microsoft Excel ose me ndonjë aplikacion tjetër të ngjashëm.

 

 

Përparësitë

-Shkathtësi e rregulluar e testimit e bazuar në ndonjë skedar të testimit ose URL nëse ceket nga përdoruesit.

-Rezultate të testimeve bazuar në një varg të gjerë të indikatorëve për analizim më të mirë.

-Mundësia për t’i eksportuar rezultatet në formatin CSV:

-Grumbullimi i emailave të automatizuar kur arrihet pragu.

Mangësitë

-Kjo vegël e avansuar mund të mos jetë e përshtatshme për përdoruesit e rinj.

-Kërkon ndaras instalimin e klientit të kornizës punuese Microsoft .NET për të funksionuar softueri.

Përfundim

Auto Speed Tester nga JackDin është një vegël e dobishme për të gjithë entuziastët e Internetit. Me veçoritë e avansuara, indikatorët analitikë dhe mundësitë për eksportim, ky softuer është falas që shton vlerën në përvojën dhe punën tuaj në Internet. Veçoritë si monitorimi unik i pragut dhe marrja e emailëve, sigurisht që mund të tejkalojë shumë aplikacione dhe shërbime të tjera Uebi që janë me një funksion të ngjashëm. Ky aplikacion funksionon në Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>