Lajmet

Vestager: Po analizojmë përgjigjen e Facebook për hetimin e WhatsApp

Mar 23 2017
0 Shpërndarje
Vestager: Po analizojmë përgjigjen e Facebook për hetimin e WhatsApp

Shefja e autoritetit Evropian të Konkurrencës Margaret Vestager njoftoi ditën e Merkure rishikimin e përgjigjes së Facebook ndaj akuzave të Komisionit Evropian se rrjeti social kishte ofruar informacion të pasaktë lidhur me blerjen e WhatsApp.

Nëse këto akuza provohen të vërteta, atëherë rrjeti social rrezikon gjoba të mëdha. Në Dhjetor të vitit të kaluar Komisioni Europian akuzoi Facebook se marrëveshja 22 miliard dollarëshe e 2014-ës kishte paqartësi të shumta.

Facebook kishte thënë gjatë kontrollit të rregullatorëve se ishte e pamundur shkrirja e llogarive të përdoruesve të dy kompanive. Megjithatë diçka e tillë ishte plotësisht e mundur në aspektin teknik.

“Tashmë kemi përgjigjen e Facebook dhe po e analizojmë atë,” u shpreh Vestager gjatë një seance në Parlamentin Evropian.

Kompania rrezikon një gjobë prej 179 milion dollar. Microsoft gjithashtu u godit rëndë kur shkeli premtimet e dhënë rregullatorëve duke u gjobit nga Komisioni Europian me 561 milion Euro. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>