Analiza

Vetëm 47% e përdoruesve i drejtohen Facebook-ut si burim lajmesh

Nov 21 2013
0 Shpërndarje
Vetëm 47% e përdoruesve i drejtohen Facebook-ut si burim lajmesh

NewsSourceStatista, portal për publikimin e statistikave, ka publikuar së fundmi një grafik ku paraqitet përqindja e përdoruesve të 11 rrjeteve sociale më të rëndësishëm që i përdorin këto platforma për t’u informuar mbi lajmet e fundit.

Mesa duket rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook nuk përdoren vetëm për t’u lidhur me miqtë apo të afërmit, por kanë edhe një funksion tjetër të rëndësishëm, atë të informimit on line. Sipas të dhënave, rreth gjysma (47%) e përdoruesve të Facebook kanë raportuar se e përdorin këtë platformë sociale për të lexuar lajmet më të fundit.

Rrjeti social më popullor për informim rezulton Reddit duke qenë se 62% e përdoruesve përditësohen nëpërmjet tij me lajmet më të fundit.

Twitter konsiderohet gjithashtu si një prej platformave më të përshtatshme për këtë funksion, mjafton të ndjekësh njerëzit e duhur dhe nuk do të humbisni asnjë histori të rëndësishme. Ndërkohë burimi më pak popullor për lajmet është Pinterest (3%). (PCWorld Albanian)

2013_11_18_News

Lajmet e fundit>