Blog

Vetëm gjysma e bizneseve shqiptare me uebfaqe

May 2 2018
0 Shpërndarje
Përqindja e përdorimit të kompjuterit nga ndërmarrjet në Shqipëri është e njëjtë me vende të rajonit si Maqedonia (95%), por më e ulët krahasuar me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (98%). Për të njëjtën periudhë referuese, nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune, vetëm 3,8% e tyre nuk kanë akses në internet. Vetëm gjysma e bizneseve shqiptare me uebfaqe

Rreth 95% e kompanive me mbi 10 punonjës në Shqipëri kanë kompjuter, 91.4% e tyre kanë akses në internet dhe gati 50% e kompanive kanë një faqe web, sipas një vrojtimi të fundit të INSTAT. Për matjen e nivelit të treguesve të përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, INSTAT ka kryer në vitin 2015 vrojtimin mbi “Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit” pranë ndërmarrjeve ekonomike me mbi 10 të punësuar. Në vitin 2015, kanë përdorur kompjuter për qëllime pune 95,0% e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar.

Të gjitha ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar rezultojnë të kenë përdorur kompjuter. Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 24,4% të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve.

Lidhur me aktivitetin ekonomik, përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e Industrisë Përpunuese (7,4%) dhe në aktivitetin e ndërtimit (19,0%). Kompjuterët janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike.

Përqindja e përdorimit të kompjuterit nga ndërmarrjet në Shqipëri është e njëjtë me vende të rajonit si Maqedonia (95%), por më e ulët krahasuar me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (98%). Për të njëjtën periudhë referuese, nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune, vetëm 3,8% e tyre nuk kanë akses në internet.

Pjesa dërmuese e tyre prej 82% kanë pasur lidhje DSL ose lidhje të tjera broadbandi. Shpejtësia më e madhe e shkarkimit të informacionit, në 64% të ndërmarrjeve, ishte nga 2 Mbt/s deri në 10 Mbt/s. Përqindja e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet në Shqipëri (91,4%) është më e ulët krahasuar me vendet e rajonit si Maqedonia (98%), dhe me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (99%). /Monitor

Tags >

internet
Lajmet e fundit>