Biznes

Vetëm Google dhe Facebook i detyrohen BE-së 5.4 miliard euro taksa të papaguara

Sep 15 2017
0 Shpërndarje
Raporti thotë se Google në Evropë paguan 9% të të ardhurave në formë takse ndërsa në Evropë vetëm 0.82%. Vetëm Google dhe Facebook i detyrohen BE-së 5.4 miliard euro taksa të papaguara

Bashkimi Evropian mund të ketë humbur të paktën 5.3 miliard euro taksa të papaguara nga Google dhe Facebook përgjatë viteve 2013-2015 sipas një raporti të një ligjvënësi Evropian.

Dokumenti i publikuar të Enjte, ditën kur ministrat Evropian të Financave u mblodhën në Talin të Estonisë për të dikustuar rreth rritje të taksave për bizneset e akuzura për shmangien e tyre.

Ai fokusohet tek rrjeti social Facebook dhe motori i kërkimit Google tashmë pjesë e Alphabet sepse dy gjigandët paguajnë taksa minimale nga të ardhurat Evropiane për shkak të Irlandës.

Raporti thotë se Google në Evropë paguan 9% të të ardhurave në formë takse ndërsa në Evropë vetëm 0.82%.

“Taksat që paguan Facebook jashtë vendeve të BE-së është mes 28-34% ndërsa në Evropë vetëm 0.03%,” vijonte raporti.

Çdo vend anëtar humbte të ardhura me përjashtim të Irlandës nga 54 miliard euro të ardhura të kompanisë.

Bazuar në ligjet në fuqi, kompanitë Evropiane paguajnë taksa vetëm nëse kanë një prezencë fizike pavarësisht nëse gjenerojnë ose jo fitim.

Nëse BE-ja vendos të taksojë të ardhurat e kompanive dixhitale dhe jo fitimet e tyre, siç u propozua nga Franca, Gjermani, Italia dhe Spanja, mund të ishin gjeneruar 4 miliard Euro nga Google dhe Facebook gjatë asaj periudhe.

Kjo lëvizje do të detyronte edhe Amazon të paguante taksa. Gjigandi Amerikan shfrytëzonte politikat ekonomike të Luksemburgut për të shmangur taksat. /PCWord Albanian

Lajmet e fundit>