Harduer

Vetem një model i Microsoft Surface Pro 3 do të ofrohet duke filluar nga 20 qershori

Jun 18 2014
0 Shpërndarje
Vetem një model i Microsoft Surface Pro 3 do të ofrohet duke filluar nga 20 qershori

Microsoft-Surface-3-pre-orders-01Kompania Microsoft filloi të merrte porosi për blerje për tabletin e saj më të ri atë Surface Pro 3 me datën 21 maj, duke thënë se të dy modelet do të fillonin të dërgoheshin më 20 qershor. Bëhet fjalë për njësi me procesor Intel Core i5 dhe 128 GB hapësirë të dhënash dhe Intel Core i5 me 256 GB hapësirë të dhënash. Uebfaqja e dyqanit të Microsoft-it tashmë thotë se modeli 128 GB do të ofrohet në një datë të shtyre dhe do të ofrohet pas datës 30 qershor. Kjo do të thotë se modeli 256 GB është i vetmi që do të ofrohet më 20 Qershor.

Çmimet për tabletët Microsoft Surface Pro do të fillojnë nga 799 dollarë për njësinë me procesor Intel Core i3. 4GB RAM dhe 64 GB hapësirë të dhënash dhe do të shkojë deri në 1949 dollarë për modelin me procesor Core i7, 8GB RAM dhe 512 GB hapësirë të dhënash.

Të gjitha modelet ofrojnë një ekran 12 inç me rezolucion 2160 x 1440 pixel, dy kamera 5 Megapixel frontale dhe e pasme, bokse stereo, mbështetje për kartë microSD si dhe porta USB 3.0. Bateria mund të qëndrojë deri në 9 orë pune. Microsoft thotë se Surface Pro 3 është një tablet që mund të zëvendësojë laptopin tuaj duke pasur parasysh se mund të kushtojë 129 dollarë më shumë falë ofertës që përfshin tastierën karakteristike për këto tablet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>