Lajmet

Vetëvendosja realizon aksionin e radhës kundër privatizimit të PTK-së

Sep 30 2010
0 Shpërndarje
Vetëvendosja realizon aksionin e radhës kundër privatizimit të PTK-së

Nga tarraca e ndërtesës së Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit u lëshua një çarçaf 200 metra në të cilin shkruante “STOP Privatizimit Të Kosovës”.

Aktivisti i kësaj lëvizje Frashër Krasniqi hodhi akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës.
Ai tha se politikanët po pasurohen cdo ditë, dhe sipas tij, në kurriz të popullit. “Kur populli pret dhe ka nevojë për punë e barazi, politikanët e Kosovës e thellojnë papunësinë ndërsa vetë pasurohen pa pikën e turpit”, tha Krasniqi.

Sipas tij, populli i Kosovës ka nevojë që t’i hiqen qafesh politikanët e korruptuar që vazhdimisht i shkaktojnë humbje e jo PTK-ja që sjellë vetëm fitim, megjithë menaxhimin e keq që aktualisht ia bënë Qeveria e Kosovës.

“Nëse në kompanitë tona publike paska korrupsion, kjo flet për gjendjen e shtetit të Kosovës e jo thjesht të një kompanie të caktuar. Është Qeveria ajo që e zhvillon korrupsionin prandaj, ky i fundit nuk ndalet duke i shitur pasuritë tona por duke e ndërruar Qeverinë e cila ka bërë që shteti të kapet në korrupsion e krim të organizuar nga maja e piramidës shtetërore e poshtë”, tha ai.

Në anën tjetër sot është dashur të diskutohej në Kuvendin e Kosovës për privatizimin e PTK-së, përkatësisht në rend të ditës ka qenë shqyrtimi i Rekomandimit për Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e Post-Telekomit të Kosovës, por kjo gjë u shty me kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shkak të situatës politike në Kosovë.

Lajmet e fundit>