Lajmet

Vëzhgim aplikacionit Word 2013

Jul 18 2012
0 Shpërndarje
Vëzhgim aplikacionit Word 2013

Steve Ballmer, shef ekzekutiv i ndërmarrjes Microsoft, dje gjatë një konference për media paraqiti versionin e ri të pakos Microsoft Office. Duke ndjekur vargun e trendit me Windows 8 dhe Windows Phone, Microsoft është duke rishpikur Office për t’ju adaptuar kohës dhe të mbetet sfidues në një treg vërtetë të ashpër. Le ta ta vështrojmë nga afër se si punon Word 2013 i ri.

Përshëndetje e re

Normalisht kur e hapni Wordin, ai zakonisht hap një dokument të zbrazët, por Word 2013 ju dërgon tek një ndërfaqe e pasur. Faqja është e ngjashme me atë që shihni në Word 2010 nëse filloni një dokument të ri nga shablloni: në një panel në anën e djathtë, ai ka fotografi që ilustrojnë shabllone të ndryshme; dhe në një panel më të vogël në anën e majtë, jua mundëson të zgjidhni nga dokumentet e fundit në Word ose të hapni skedarë tjerë ekzistues.

Shiriti “ribbon” po vendoset në të gjitha produktet virtual të Microsoft, por megjithatë shumica e përdoruesve nuk e pëlqejnë atë. Word 2013 adapton një qasje të re që duhet të funksionoj për të dyja palët – për ata që e pëlqejnë apo nuk e pëlqejnë atë shirit. Shiriti ribbon ekziston edhe në këtë version, por një shigjetë në anën e djathtë jua mundëson ta mbyllni atë kështuqë paraqitet një meny e thjeshtë e lidhjeve përgjatë pjesës së sipërme. Kur e klikoni një lidhje, Word e hap ndërfaqen ribbon në vend të menysë së vjetër.

I gatshëm për cloud

Microsoft është duke i detyruar përdoruesit që të punojnë me cloud. Windows 8 i këshillon përdoruesit që të qasen me një ID të Microsoft, për dallim nga llogaria lokale në Windows; ID-ja ju lidh me ngarkesën e juaj SkyDrive dhe u mundëson programeve tuaja të ndërmarrjes Microsoft që të sinkronizojnë opsionet dhe informatat. Në Word 2013, ju mund të zgjidhni nëse doni t’i ruani skedarët lokalisht – ose kudo që dëshironi – por SkyDrive është vendndodhja e nënkuptuar për ngarkesë.

Microsoft ju tregon se çfarë pasojash mund të ketë ruajtja e një skedari në një vendndodhje të caktuar. Kur zgjidhni vendndodhje tjetër, në SkyDrive, kompjuterin tuaj lokal, ose ndonjë pajisje tjetër – për të ruajtur një skedar, do të ju paraqitet një listë në pjesën e poshtme të dialogut Save As i cili ju tregon nëse skedari do të jetë në dispozicion offline ose mund të qaset nga pajisjet tjera dhe nëse ai mund të shkëmbehet me të tjerët.

Ruajtja e skedarëve në SkyDrive ka disa përparësi së bashku mënjanë nga mbështetja e qasjes nga pajisjet e tjera dhe duke jua mundësuar shpërndarjen e tyre me të tjerët. Ajo që është më e rëndësishmja, është se Word 2013 e mbanë mend se ku jeni. Nëse ndaloni së punuari në mes përgjatë një dokumenti, Word 2013 jua shënjon vendin ku keni mbetur. Kur e rihapni skedarin edhe nëse ju e hapni atë nga një pajisje tjetër, Word 2013 mund të hapë aty ku keni mbetur.

Dy tiparet e reja të funksioneve për bashkëpunim dhe redaktim janë mjaft të mira. Tani ju mundësohet që t’i përgjigjeni një komenti në dokument. Word 2013 jua mundëson që të klikoni për t’ju përgjigjur dhe e mbanë temën e bisedës në një koment të vetëm.

Veçoria e dytë që është mjaft e mirë për ndryshime është mundësia për të ndalur së përgjuari ndryshimet. Ju mund të vendosni një fjalëkalim për të mbyllur përgjimin, kështuqë siguroheni që të gjitha ndryshimet janë të dukshme për përdoruesit me të cilët e shkëmbeni dokumentin.

I gatshëm për tabletë

Gjenerata e re e softuerëve nga Microsoft i kushton vëmendje të posaqme ndjeshmërisë. Ju mund të prekni ekranet ose fotografitë për t’i zmadhuar; ju mund të prekni për të zgjeruar ose mbyllur seksionet e një dokumenti; dhe mund ta mbani gishtin mbi një fjalë ose frazë për t’ju qasur opsioneve të ndjeshme të tekstit. Microsoft pret që Word 2013 të jetë i përdorur me ndërfaqet me ekran të ndjeshëm.

Përshtypjet e përgjithshme për këtë softuer janë pozitive. Microsoft duket të ketë bërë një punë të mirë me adoptimin e Wordit tradicional, ose të paktën Word 2010 për t’i përshtatur veçoritë dhe përmirësimet e reja që e bëjnë softuerin më funksional në tabletë dhe pajisje tjera të ndjeshme në prekje.

Shtytja e lehtë në cloud do të mund të ndihmonte në mbrojtjen e të dhënave, thjeshtësimin e këmbimit të skedarëve dhe kjo shtytje jua mundëson përdoruesve të kenë qasje të vazhdueshme në informacion virtualisht nga çdo pajisje.

Nëse dëshironi të shihni vetë versionin testues për konsumatorë të Office 2013, ju mund ta shkarkoni atë nga këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>