Analiza

Vëzhgim i iPhone 6 Plus: Një telefon ndryshe

Sep 21 2014
0 Shpërndarje
Vëzhgim i iPhone 6 Plus: Një telefon ndryshe

IMG_1112.0iPhone 6 Plus nuk është aq i bukur në mënyrën sesi iPhone 4 u quajt i bukur. Nuk është i shndritshëm apo me një pamje të “rrezikshme” siç konsiderohej iPhone 5 i zi. Nuk është shkëlqyes si iPhone 5S prej ari. Në këtë vëzhgim kemi të bëjmë me një pajisje më ngjyrë argjendi dhe të bardhë si dhe me skaje të rrumbullakëta. Pjesa e pasme prej alumini na kujton gjeneratën e parë të iPhone-eve. Paneli i bardhë frontal e bën ekranin të duket edhe më i madh se ç’është. Vetë ekrani është më i madh sesa ai i iPhone 5S, madje edhe iPhone 6 ka ekran më të madh. Apple nuk pati mundësi tjetër veçse të zhvendoste butonin e ndezjes në anën e djathtë të smartfonit, se ndryshe gishtërinjtë tuaj nuk do e arrinin.

IMG_1062-330.0iPhone 6 Plus është i madh sepse duhet të jetë. Apple ka bëtë një telefon me përmasa më të mëdha sepse konsumatorët po e kërkonin. Perandoria e Samsung ngrihet mbi telefonë gjigandeskë që vazhdojnë të bëhen edhe më të mëdhenj ku Galaxy S5 është 5.1 inç, ndërsa Note 3 dhe Note 4 janë 5.7 inç. Në telefonët e mëdhenj si Note 3, ekrani mbulon pothuaj të gjithë pjesën e përparme të telefonit, ndërsa një smartfon si iPhone 6 Plus ku përveç ekranit 5.5 inç në pjesën e përparme kemi edhe pjesët rrethuese të tij si pjesë e dizajnit të telefonit, të cilat e bëjnë të duket edhe më i madh.

Telefonët e mëdhenj kanë bateri të mëdha dhe iPhone 6 Plus është një telefon i madh me një bateri gjigandeske. Ju mund të merrni dy ditë përdorim të zakonshëm të iPhone 6 Plus e cila është më shumë sesa 1 dit e gjysmë në iPhone 6.

IMG_1178-330.0Apple ka sjellë dimensione që në përbërje kanë material finesk ndryshe nga pjesa e pasme e çuditshme plastike dhe prej lëkure e Note 3. Pjesa e pasme e iPhone 6 Plus përbëhet nga alumini e rrethuar nga disa vija plastike në krye dhe në fund. iPhone 6 Plus është telefoni i parë që duket me mirë kur vendoset në një këllef për shkak të dizajnit të tij.

Por e lëmë me kaq madhësinë; le të flasim për ekranin. Kur ekrani Retina në iPhone 4 u prezantua përbënte një hap të madh krahasuar me konkurrentët dhe ekrani Retina HD në iPhone 6 Plus është një hap i menduar mirë.

IMG_1057.0iPhone 6 Plus ka një ekran mahnitës. Me një madhësi prej 5.5 inç, një panel 1920 x 1080 pixel behet e mundur një dendësi pixel-ash prej 401 për çdo inç. Ky është ekrani me densitetin më të lartë të pixel-ave prodhuar ndonjëherë nga Apple, por ka një numër të konsiderueshëm telefonësh Android që kanë ekrane me të mëdhenj dhe densitet më të lartë. Samsung Galaxy S5 me ekran 5.1 inç ka 432 ppi (pixel për inç), HTC One M8 me ekran 5 inç ka 441 ppi, Galaxy Note 4 me ekran 5.7 inç ka 515 ppi, dhe LG G3 është tërësisht i “çmendur” me 538 ppi brenda 5.5 inçëve.

Sigurisht që është e diskutueshme nëse sytë tanë mund të dallojnë një dendësi pixelash të tillë, dhe një numër i lartë i tyre do të thotë një punë e rëndë për baterinë. Apple si duket ka zgjedhur një rrugë të mesme me iPhone 6 Plus, ku kemi një ekran me pamje mjaft të mirë, me mprehtësi imazhesh, dhe nuk ka një numër të çmendur pixel-ash të cilat kanë nevojë për një bateri të madhe.

IMG_0001-2040.0Apple përdor disa marifete për ti bërë ekranet e saj të duken fantastikë. Tashmë një polarizues i ri e bën shikimin në ekran në rreze të diellit më të lehtë, një shikueshmëri e lehtë nga çdo cep, jep riprodhim ngjyrash më të sakta si dhe një kontrast më të lartë sesa ekranet e kaluar të iOS. Dhe mbase më e rëndësishmja, ekrani është më i hollë dhe do t’ju duket sikur po prekni pixelat ndryshe nga e kaluara. Gjithë këto gjëra e bëjnë ekranin e iPhone të mrekullueshëm dhe nuk kemi parë një ekran më parë të duket kaq “i drejtpërdrejtë”.

Ekrani më imadh ka edhe një kosto. Tashmë kemi të bëjmë me një rezolucion të ri për një pajisje iOS dhe aplikacionet nuk janë përditësuar për ekranin e iPhone 6 Plus dhe ajo që ndodh është se aplikacionet zmadhohen për tu përshtatur me ekranin. Apple thotë se iPhone 6 Plus ka një veçori të quajtur “desktop–class scaler” për të larguar çdo problem lidhur me këtë megjithëse nëse ju vëreni më kujdes, me patjetër mund të bëni dallimin mes një aplikacioni të zmadhuar dhe një të përshtatur për ekrane të mëdha.

IMG_0202.0Shkallëzimi i aplikacioneve ndikon ndryshe nga një aplikacion tek një tjetër dhe shumica e tyre kanë nevojë për përditësim që të duken më mirë. Twitter duket fantastik me një tekst të mprehtë dhe ikona të lëmuara. Imazhet në Instagram duken të “tmerrshme”, ndërsa teksti është mjaft mirë. Facebook dhe Gmail duken të paqëndrueshëm. Teksti në aplikacionin Kindle është një dhimbje koke. FIFA 14 duket mjaft solide.

Është e sigurtë se aplikacionet popullore do të përditësohen së shpejti. Nga ana tjetër aplikacionet e shkallëzuara përfitojnë shumë nga madhësia si Instagrami ku fotot do të duken më mirë apo dhe Facebook, ndërsa të shikuarit e një video në iPhone 6 Plus është fantastik. Por teksa shikueshmëria e videove në iPhone 6 Plus është fantastike, bokset nga ana tjetër duket të tregohen paksa të pasjellshëm. Ka vetëm një boks mono në pjesën fundore të telefonit. Kjo është një problem kur përdorni telefonit në modalitetin tablo sepse mund ti zini bokse me duart tuaja duke mbajtur telefonin. Motorola dhe HTC e kanë zgjidhur këtë problem duke i vendosur në pjesën frontale, madje janë stereo. Mbase është koha që Apple të mësojë nga konkurrenca sadopak.

Apple ka sjellë disa karakteristika të reja në iOS 8 duke bërë të mundur që aplikacionet të përshtaten në modalitetin tablo edhe në iPhone 6 Plus ngjashëm me iPad sepse tashmë kemi të bëjmë me dy panele aplikacionesh, një tastierë të re me butona të dedikuar drejtues, dhe një ekran “Home” në modalitetin tablo që është i disponueshëm vetëm në iPhone 6 Plus dhe jo iPhone 6. Po probleme të ndryshme shfaqen kur ju po punoni me një dokument dhe tastiera zë një pjesë të konsiderueshme të ekranit duke lënë element të tjerë të pa përdorshëm. Safari po ashtu shfaq probleme duke ndaluar funksionin vazhdimisht kur përdoret në modalitetin tablo dhe veçanërisht për uebfaqe të rënda. iPhone 6 Plus ka nevojë për një platformë tërësisht të re e cila mund të kërkojë punë për tu bërë.

IMG_0211.0Tastiera në modalitetin tablo po ashtu kërkon disa rregullime serioze sepse vazhdimisht kur tentoni të shtypni mbi butonin e djathtë drejtues shpesh rezultati është butoni “fshij” dhe butonat e numrave përdoren në modalitetin portret marrë nga iOS 7 e cila është shumë nervozuese. Të kesh një tastierë në modalitetin tablo është fantastike, por kjo padyshim që ka nevojë për një punë të madhe.

Apple po ashtu ka sjellë disa veçori të reja për krijimin e lehtësirave në përdorimin e iPhone më një dorë të vetme. Duke bërë një prekje të dyfishtë mbi butonin kryesorë, zhvendos ekranin aktual poshtë, kështu që ju mund të arrini butonat në krye më lehtësisht. Mbase kjo duket diçka e “çmendur”, por sapo të mësoheni ju do të keni kohëra të mira me këtë veçori.

Të gjitha veçoritë e tjera në iPhone 6 Plus janë kortezi e iOS 8 e cila tashmë është e disponueshme për tu shkarkuar nga të gjithë përdoruesit e një iPhone, iPad dhe iPodi. iOS 8 është një përditësim i mirëpritur i iOS 7 ku kjo e fundit solli një ridizenjim të eksperiencës në iPhone. Çdo gjë në iOS 8 është më i këndshëm më i shpejtë dhe nganjëherë “fluturon”, veçanërisht falë çipit Apple A8 në iPhone 6 Plus. Ka disa veçori mjaft të rëndësishme për të cilat ne kemi folur duke e bërë iOS 8 një nga përditësimet më të rëndësishme. Tashmë ju mund të ktheni përgjigje të shpejta mesazheve nga qendra e njoftimeve, po ashtu të zëvendësoni tastierën me një te re kjo falë mbështetjes për tastierat nga palë të treta që solli Apple. Po ashtu mund të dërgoni mesazhe audio miqve tuaj dhe kur versioni i ardhshëm OS X për Mac të jetë i disponueshëm, sinkronizimi mes iOS 8 dhe OS X do të sjellë mjaft produktivitet për ata që janë adhurues të pajisjeve të Apple. Gjithashtu kërkimi “Spotlight” sjell kërkimin edhe në ueb dhe shërbime të ndryshme si dhe mund të ndani blerjet në iTunes me gjashtë anëtarë të familjes.

Çipi Apple A8 për një teknologji 20 nanometër ndryshe nga iPhone 5S që kishte proçesor 25 nanometër. Ky çip i bazuar në ARMv8 është i dyti nga Apple me arkitekturën 64Bit duke ofruar një proçesor 30 % më të shpejte dhe efiçencë 50 % sesa Apple A7. Në përbërje të tij kemi një procesor Dual Core 1.4 Ghz Cyclone dhe një GPU PowerVR GX6650 192 bërthamëshe 50 % më e shpejtë sesa paraardhësi. GPU ka një shpejtësi proçesorike 650 Mhz duke ofruar pasqyrim të lëmuar më imazheve veçanërisht në video lojërat.

DSCF1749-2040.0Kamera e iPhone 6 Plus është kamera më e mirë e një smartfoni që mund të përdorni. Apple ka qëndruar akoma me sensorin 8 Megapixel dhe ndërkohë që të gjithë po garojnë për të ofruar kamera smartfonësh me më shumë megapixel, vendimi i Apple duket të jetë i duhuri. Kamera e iPhone 6 Plus fokuson më shpejtë objektet, funksionon më mirë në dritë të pakët dhe prodhon fotot më të mira që mund të shikoni nga një smartfon.

IMG_0113-2040_verge_super_wideiPhone 6 Plus ka të njëjtën sensor si iPhone 6, por me një veçori shtesë si stabilizimi optik i imazheve e cila e përmirëson edhe më shumë performancën në dritë të pakët. Kjo do t’ju ndihmojë kur të kapni objekte në lëvizje. Ajo çfarë bën kjo veçori është se kemi të bëjmë me një interval kohor më të gjatë të kapjes së imazheve duke krijuar mundësi që më shumë dritë të hyjë në sensor. Tashmë nëse doni të kapni imazhe në ambiente të mbyllura me më pak dritë, ju do të prodhoni imazhe më të përdorshme.

Aplikacioni i kamerës së iOS 8 është përmirësuar ndjeshëm po ashtu. Një veçori e re ju bën të mundur të rregulloni ekspozimin. Një veçori e quajtur “Time Lapse” sjell kapjen e video slow motion me 240 fps në modalitetin 720p. Po ashtu kemi një veçori tjetër e quajtur “cinematic stabilization” e cila bën një punë mjaft të mirë për sheshimin e shenjave të padëshiruara në video.

Tashmë falë ekranit më të madh është më e lehtë të kapni foto dhe video. Njerëzit insistojnë në përdorimin e tabletëve për të kapur imazhe sidomos kur kemi të bëjmë me një ekran të madh dhe kamerë të mirë. Kamera e iPhone vazhdimisht ka qenë më e mirë sesa shumë kamera të telefonëve Android dhe ekosistemi i tij për editimin dhe ndarjen mes aplikacioneve ka qenë shumë më i mirë sesa platformat e tjera.

DSCF1783-2040.0iPhone 6 Plus ngjason me një telefon krejt tjetër dhe ka një kamerë kaq të mirë sa vështirë ta gjeni në një smartfon tjetër. Apple iPhone 6 Plus ofron aq sa edhe konkurrentët e tij, por me smartfonin e saj kompania Samsung kohët e fundit po hedh në treg smartfonët me lapsin S Stylus me veçori të shumëfishta në përdorimin e aplikacioneve në Galaxy Note. iPhone 6 është përditësimi i radhës në linjën e iPhone, ndërsa iPhone 6 Plus duket diçka krejt ndryshe ku me disa përmirësime të softuerit dhe pak “dashuri” nga zhvilluesit, ky mund të jetë kompjuteri i ri juaj.

Teksa përpjekjet e fundit të Apple për të bashkuar eksperiencat në iPad-et dhe iPhonet-et kanë dështuar, iPhone 6 Plus është një e ardhme ndryshe teksa kompania po përpiqet të krijojë diferenca tashmë mes tyre duke bërë gjëra të ndryshme. Çfarë kuptimi ka të përdorni një iPad mini kur keni një iPhone 6 Plus? Më iPhone 6 Plus tashmë ju mund të punoni gjithë ditën duke edituar dokumente, dërguar mesazhet dhe shikuar video. Një iPhone 6 Plus me aftësi të reja do e lejonte Apple të shtynte iPad-et më tej duke i bërë ata një zëvendësim real i laptopëve. Tashmë potenciali dhe mundësitë janë. Nëse Apple nuk e bën e para këtë, me shumë gjasa Samsung është drejtuar në atë rrugë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>