Lajmet

Vëzhgim i sistemit të ri operativ Android L të Google

Jun 26 2014
0 Shpërndarje
Vëzhgim i sistemit të ri operativ Android L të Google

201401lb2-4801JTKitKat përdoret nga vetëm 15 për qind e telefonëve deri tani, por kjo nuk e ka ndaluar Google-in që të vazhdojë më tej. Versioni i ri, i paraqitur nga Sundar Pichai, të cilit i është referuar vetëm si L, lëshohet që tani. Siç tregonin lajmërimet e mëhershme, ai do të ketë një ndryshim madhor në ndërfaqen e përdoruesit, që paraqet një ndryshim të saj që kur doli Ice Cream Sandwich në vitin 2011.

Pjesa qendrore e këtij ndryshimi quhet Material Design – një pamje më e rrafshët, me elemente të rrumbullakëta dhe skaje më të buta që pritet të shkojnë përtej telefonëve dhe tabletëve, duke mbërri në Chrome OS dhe shërbime të ndryshme të uebit të Google. Ju mund të shihni një pjesë të kësaj filozofie të re të dizajnit tashmë të përfshirë në aplikacionin Google+ në Android.

components-bottomsheet-for-mobile-1a-large-mdpi-1Por ajo shkon përtej asaj. Format janë thjeshtësuar dhe kemi prani të animacioneve të rrjedhshme përgjatë ndërfaqes së përdoruesit. Dhe ato animacione nuk janë thjesht brenda aplikacioneve; ato mund të jenë edhe mes aplikacioneve. Për shembull, ju e shikoni një fotografi në galerinë e fotografive dhe më pas zgjidhni që ta hapni atë në një editor të palës së tretë. Në vend se ta mbyllni galerinë dhe më pas ta hapni editorin, fotografia vetë do të mund të shfaqej sipër aplikacioneve dhe do të kalonte në aplikacionin e dytë, që është tashmë i hapur në panelin e editimit. Zhvilluesit po ashtu mund të shtojnë iluzionin e thellësisë duke shtuar “lartësinë” që automatikisht grumbullon elementet pamore në formë të duhur dhe shton hije rënëse.

Natyrisht, nëse gjëja e vetme e re ishte një ndryshim në dukje, nuk do të ishte kushedi sa interesante. Por ka edhe veçori të tjera të reja. Jo që kishte diçka gabim me njoftimet në KitKat, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Në L, ju do të jeni në gjendje që të veproni me njoftime, që nga ekrani juaj i mbyllur. Kjo mund të përfshijë largimin e tyre duke tërhequr gishtin anash ose prekjen dy herë në njoftim për të shkuar drejt në aplikacionin e duhur. Njoftimet nuk janë radhitur thjesht sipas radhës kronologjike si më parë; ato janë të radhitura sipas rëndësisë dhe rrethanave, që përcaktohen nga një numër i hollësive, si aplikacioni burimor.

Për ngjarje vërtet të rëndësishme, Google ka paraqitur njoftimet heads-up, që shfaq njoftime interaktive përgjatë aplikacionit që e keni të hapur. Në një demonstrim, një thirrje që vinte u shfaq sipër ekranit teksa drejtori i inxhinierisë për Android, Dave Burke, ishte duke luajtur një lojë. Ai thjesht mund ta injoronte hapjen e re tërësisht, ose mund të prekte opsionet për ta pranuar ose refuzuar thirrjen.

components-bottomsheets-content-bottomsheet-10b-large-mdpi-1Natyrisht, nëse e keni një ekran të sigurt të mbylljes, mund të jetë pak e ashpër që të gëzoheni rreth atyre njoftimeve. Por L do të paraqes Trusted Environments, që iu mundësojnë t’i qaseni telefonit pa pasur nevojë të shkruani PIN-in ose të formoni mostrën kaluese. Verifikimi mund të bëhet në shumë mënyra. Për shembull, ai do të mund të lidhej me orën tuaj të re të mençur Android Wear. Një ndryshim tjetër intrigues është lidhja më e thellë me ueb dhe Chrome. Ndërfaqja e re e fundit do të sjell jo vetëm aplikacionet që i keni lëshuar, por edhe tabe që i keni hapur në desktopin tuaj. Dhe zhvilluesit mund të bëjnë lidhje me aplikacione në vend të uebfaqeve. Kështu që nëse kërkoni për një restorant në laptopin tuaj, menuja e fundit nuk do të hapë thjesht një uebfaqe, por do të mund të hapte drejtpërdrejt vëzhgimet për ato restorante.

Në të ndodhet edhe një runtime ART, që është librari softuerike që ndikon në funksionimin e të gjitha aplikacioneve të juaja. ART sjell shumë përparësi: aplikacionet mund të punojnë dukshëm më shpejt dhe në veçanti, ato mund të lëshohen shumë më shpejt. Ajo do të mund të rriste edhe jetëgjatësinë e baterisë sepse Android do të humbas më pak energji në dekompresim të aplikacioneve. ART është ndërtuar për të mbështetur edhe çipet mobile prej 64 bitësh që janë duke filluar të vijnë në treg. Ata procesorë, së bashku me mbështetjen e duhur softuerike, duhet të sjellin përmirësime shtesë në funksionim dhe ruajtje të jetëgjatësisë së baterisë. Dhe nëse dëshironi që të keni akoma më tepër jetëgjatësi të baterisë, ekziston një formë e re për ruajtje të baterisë që mund të rris kohën e qëndrimit deri në 90 minuta duke ndalur shërbime e panevojshme.

L është po ashtu përqendrimi serioz i Google për të ardhur tek kompanitë duke përqafuar kulturën sillni-pajisjen-tuaj. Do të ketë edhe API të reja të përgatitura në veçanti për të mundësuar jetesën e të dhënave personale dhe të punës që të qëndrojnë anë për anë me shqetësim minimal. Por Google do të paketojë këto veçori si aplikacione në vete; këtë mënyrë, edhe përdoruesit që janë në KitKat në pak muaj pritet ta kenë rastin që ta shfrytëzojnë. Mjetet e sigurisë dhe kompanive janë në fakt të ndërtuara në teknologjinë Knox të Samsung-ut, që tani zyrtarisht është pjesë e sistemit operativ Android. Më e rëndësishmja, Android L është vendi ku sistemi i operativ i Google më në fund përmbush premtimin e vet për praninë kudo. Kjo nënkupton pajisje që mund të vishen, vetura dhe TV – pothuajse kudo ku do të mund t’i qaseni aplikacioneve dhe kontrolluesve të zërit të Android-it. Zhvilluesit pritet që së shpejti të kenë qasje në L, por nuk është treguar se kur do të jetë gati për konsumatorë. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>