Vëzhgim

Vëzhgim i versionit beta të shfletuesit Google Chrome

Feb 20 2011
0 Shpërndarje
Vëzhgim i versionit beta të shfletuesit Google Chrome

Por Google ka paraqitur disa veçori të reja për të bërë përvojën e përdoruesve më të këndshme, duke përfshirë sinkronizim të fjalëkalimeve dhe një meny të riimprovizuar të opsioneve. Le t’i hedhim një sy më nga afër:

Chrome kishte mundësi që të sinkronizonte aplikacionet tuaja, bookmarkët, parapëlqimet dhe lajtmotivet (ang. themes) përgjatë shumë kompjuterëve, por deri tani ka çaluar me sinkronizim të fjalëkalimeve. Në versionin e fundit beta, ju mund t’i qaseni sinkronizimit të fjalëkalimeve nën seksionin “Personal Stuff” të menysë së opsioneve. Një llogari Google – së bashku me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin – është e kërkuar për sinkronizim, por ju mundeni që të shtoni pjesë shtesë të enkriptimit me një fazë kaluese të veçantë të sinkronizimit.

Menyja e re me opsione

Kur të klikoni në ikonën e veglave dhe të përzgjedhni “options”, Chrome pastaj do të paraqes veçoritë në një tab të ri të shfletuesit, në vend të menysë që shfaqej. Kjo nënkupton që ju mund të keni qasje në opsione të veçanta me URL, si chrome://settings/personal. (Google thotë që kjo është e fuqishme për ofrim të mbështetjes teknologkike për të afërmit që kanë ndonjë vështirësi.)

Menyja me opsione tani ka një funksion për kërkim, kështu që ju mund të qaseni në veçori duke shkruajtur, në vend se të shkoni përgjatë menyve. Është pothuajse i njëjtë me Google Instant, në një përditësim të rezultateve të kërkimit në çdo kohë që ju shkruani një shkronjë të re.

Organizimi i ikonave të aplikacioneve

Google nuk thotë që kjo është një veçori e re, por nuk kemi dëgjuar ndonjë herë dikë që ta përmend atë. Nëse keni instaluar ndonjë aplikacion të uebit në Chrome, tani ju mund t’i riradhisni duke i përzgjedhur dhe zhvendosur.

Mundësia për të organizuar aplikacionet është një ndër veçoritë më ngazëllyese. Le të marrim mbështetje herën e ardhshme mbështetje për aplikacione, në rregull Google?/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>