Lajmet

Vëzhgoni të gjitha informacionet që mund të ju nevojiten për pajisjen tuaj iPhone me Omnistat

Nov 2 2014
0 Shpërndarje
Vëzhgoni të gjitha informacionet që mund të ju nevojiten për pajisjen tuaj iPhone me Omnistat

tzce5ore6njtsyos1xlxiOS: Nganjëherë ju thjesht doni të dini çdo gjë që është duke ndodhur në iPhone ose iPad të cilin e përdorni çdo ditë. Omnistat është një aplikacion që e bën pikërisht këtë. Ai ju ofron shumë informacione rreth pajisjes suaj dhe e shfaq atë në Qendrën e Njoftimeve.

Omnistat mund ta shfaqë emrin e pajisje suaj, modelin, versionin e tanishëm të sistemit operativ, rrjetin Wi-Fi, IP adresën, përdorimin e të dhënave, IP adresat celulare, diskun e pajisjes, informacione rreth RAM-it, përdorimit të CPU-së, proceset që janë duke u kryer, gjendja e baterisë dhe madje një vlerësim të kohës së mbetur deri në harxhim të tërësishëm të baterisë.

Ju mund të zgjidhni cilat nga këto statistika doni të shfaqen në Qendrën e Njoftimeve, ose ta lëshoni aplikacionin për ta marrë një pamje më të hollësishme. Nëse jeni duke provuar në vazhdimësi ta përmirësoni funksionimin e pajisjes suaj iOS, Omnistat është një mënyrë e shkëlqyer që mund të ju ndihmojë me këtë gjë. Omnistat kushton 1.99 dollarë dhe mund ta blini nga dyqani i aplikacioneve iTunes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>