Lajmet

Via lanson kompjuterin 49$ me Android

May 23 2012
0 Shpërndarje
Via lanson kompjuterin 49$ me Android

Kompjuteri i ri është një mini pllakë amë e dizajnuar për të kryer funksionet themelore të Internetit.

Kompjuterët e ngjashëm me një çmim kaq të lirë, dhe sistem operativ të Linux si Raspberry Pi dhe BeagleBone janë përdorur nga hakerët për të shkruar dhe testuar programet. APC PC është në gjendje të përballoj video HD dhe poashtu mund të funksionoj edhe si pajisje e lirë teatri nëpër shtëpi.

Për çmimin e tij, Via APC PC ofron memorje të integruar, ruajtje, dhe katër porte USB 2.0 në mënyrë që të bashkëngjisni tastierën, miun dhe diskun e jashtëm. Ky kompjuter, gjithashtu ka edhe porte VGA dhe HDMI për lidhje me TV apo monitor.

Kompjuteri posedon procesor WonderMedia ARM të bazuar në dizajnin ARM11, që është më i vjetër se procesorët ARM Cortex.

APC PC është në gjendje të luaj video HD me ndihmën e video akseleratorëve. Kompjuteri përshtatet në çdo kornizë standarde Mini-ITX dhe shpenzon vetëm 13.5 vat energji.

Ky kompjuter vjen me 2GB ruajtje të integruar dhe 512 DDR3 RAM.  (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>