Harduer

Via shpalos Nano 3000, konkurrentin e Intel Atom

Nov 3 2009
0 Shpërndarje
Via shpalos Nano 3000, konkurrentin e Intel Atom

Seria e re VIA Nano 3000 është e bazuar në arkitekturën 64 bit superscalar “Isaiah” dhe arrin me një grup veçorish që vlen të përmenden. Në mesin e tyre gjendet edhe përkrahja për lëshim të formateve 1080p. Të tjerat përfshijnë edhe përkrahje për 64-bit, instruksione SSE, dhe aftësi enkriptimi dhe sigurimi.

“Me VIA Nano 3000 Series, ne po lansojmë procesorin tonë më të shpejtë dhe më efikas deri më tani” komentoi Richard Brown, zëvendës president i marketingut internacional,  për VIA Technologies. “I bashkuar me media çipsetat tonë digjital udhëheqës në treg, ata mundësojnë përvojën më të pasur përgjatë një bashkësie të dizjaneve mobile dhe sistemeve të gjitha në një (All-In-One PC)”.

Çipat e ri pritet të paraqiten në treg në fillim të vitit 2010, ku shpejtësia e orës pritet të jetë mes 1 GHz dhe 2 GHz, dhe e gjitha do të punojë në një frontside bus prej 800 MHz. Pjesët x86 gjithashtu janë të përshtatshme me Windows dhe Linux.

Lajmet e fundit>