Lajmet

ViaBTC bëhet exchange i dytë që do të mbyllet më 30 shtator, Bitcoin drejt “Crash”

Sep 15 2017
0 Shpërndarje
"Si një platformë serioze e këmbimit të monedhave virtuale, ViaBTC ka vendosur të zbatojë me përpikëri politikat e reja të Bankës Qendrore,” shkruan kompania. ViaBTC bëhet exchange i dytë që do të mbyllet më 30 shtator, Bitcoin drejt “Crash” Photo Source: Coindesk

Bursa Kineze e monedhave virtuale ViaBTC lajmëroi ditën e sotme se do të mbyllë operacionet e saj në Kinë më 30 Shtator, duke u bërë bursa e dytë e cila njofton ndalimin e aktivitetit nga masat e reja implementuar nga Pekini në këtë sektor.

Një që njoftim për shtypin ViaBTC tha se uebsajti i saj do të mbyllë regjistrimet, depozitat e aseteve dhe çdo tregtim më 25 Shtator ndërsa uebsajti www.viabtc.com mbyllet më 30 shtator.

“Më 4 Shtator, Banka Qendrore Kineze së bashku me gjashtë departamente të tjera shtetërore dolën me një deklaratë publike ku paralajmëronin për rrezikun që u kanosej investitorëve nga projektet ICO.

Si një platformë serioze e këmbimit të monedhave virtuale, ViaBTC ka vendosur të zbatojë me përpikëri politikat e reja të Bankës Qendrore,” shkruan kompania.

BTCChina, një tjetër bursë Kineze dhe një prej më të mëdhave në botë, tha ditën e Enjte se do të ndalonte tregtimin në platformën e saj më 30 Shtator duke cituar rregulloren e re të autoriteteve.

Që nga Qershori i këtij viti, ViaBTC ka ofruar shërbime për 100,000 konsumatorë në mbarë botën.

Bitcoin humbi mëse 20% të vlerës gjatë kësaj jave pas raportimeve se Kina ishte pranë mbylljes së bursave të monedhave virtuale dhe investitorët tashmë po spekulojnë se ku Bitcoin ka për të rënë nën nivelin 3,000 dollarëve.

Ajo që ngelet për tu parë është kur të bjerë në 2,877 dollar. Jo vetëm që është pika kur bitcoin filloi ngritjen më 4 Gusht, por gjithashtu është vlera mesatare e 100 ditëve të fundit.

Për strategjistin e IG Ltd, Chriss Weston, vlera prej 2,877 dollar është një moment kritik për Bitcoin dhe demat e industrinë nuk do të donin ta shikonin teksa bie poshtë kësaj vlere. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>