Lajmet

Viber: Flisni dhe dërgoni mesazhe falas me smartphone’in tuaj

Jul 22 2011
0 Shpërndarje
Viber: Flisni dhe dërgoni mesazhe falas me smartphone’in tuaj

ViberAjo çka e karakterizon ketë aplikacion dhe e bën kaq tërheqës është thjeshtësia në përdorimin e tij; të bësh një thirrje është njëjte sikur të bësh një thirrje të rregullt në iPhone, pra dizajni i tij nuk dallon gati aspak me atë origjinal të iOS. 

Gjithçka që ju duhet është të vendosni numrin tuaj te telefonit, ku me pas do t’ju arrij një sms me kodin e verifikimit dhe Viber automatikisht do të gjejë, përmes numratorit tuaj telefonik, të gjithë miqtë tuaj qe e përdorin ketë aplikacion dhe nëse jeni i lidhur me internet menjëherë mund te filloni te kontaktoni me miqtë tuaj. 

Fillimisht ky aplikacion punonte vetëm në iPhone por këto dite kompania Viber Media Inc. lansoi edhe versionin për telefonat që operojnë me Android. Poashtu përfaqësuesit e kësaj kompanie premtojnë që shpejt do të prezantojnë edhe versionin për pasjet Blackberry. Ne listën e tyre për përmirësimin edhe fuqizimin e këtij aplikacioni kjo kompani thotë se do te implementoje edhe: video thirrjet, mesazhet ne grupe, dhe poashtu dërgimin e mesazheve qe përpajne multimedia(foto,muzike,video,kontakte,vendndodhjen,etj.) dhe në një te ardhme më të largët pohojnë se do të paraqesin edhe versionin për kompjuter. 

Ndërsa për përdoruesit e iPad dhe iPod touch edhe pse nuk ekziston një version zyrtar, aplikacioni është tërësisht funksional dhe mund te regjistroheni duke përdorur një numër telefoni (te cilin se keni përdorur për tu regjistruar me pare në ndonjë pajisje tjetër). 

Në Kosove këtë aplikacion mund ta përdorni vetëm kur jeni të lidhur me Wi-fi meqë operatorët telefonik në Kosovë ofrojnë vetëm EDGE internet që është shumë i ngadalshëm për të kryer thirrje… e kështu do të vazhdojë derisa ndonjëri nga operatorët të fillojë të ofrojë 3G. 

Tags >

Viber
Lajmet e fundit>