Lajmet

Viber lançon zyrtarisht shërbimin e ri Viber Out

Dec 11 2013
0 Shpërndarje
Viber lançon zyrtarisht shërbimin e ri Viber Out

Viber-for-PCViber ka lançuar shërbimin e ri të quajtur Viber Out, i cili lejon përdoruesit të telefonojnë edhe ata persona që nuk e kanë të instaluar këtë aplikacion.

Ky shërbim mundësohet kundrejt një tarife shtesë për çdo minutë bisede me një numër celulari ose fiks. Sipas Viber, këto çmime janë në përgjithësi më të ulëta krahasuar me Skype-in.

Për të përdorur Viber Out mjafton të drejtoheni në menunë “More” dhe aty përzgjidhni Viber Out. Më pas do të keni mundësi të blini kredit për këtë shërbim. Për të aksesuar këtë opsion të ri nuk është e nevojshme që të përditësoni aplikacionin tuaj.

Aktualisht shërbimi është i disponueshëm për pajisjet iOS, Android dhe desktop. Së shpejti do të ofrohet edhe për pajisjet me sistem Windows Phone.

Përveç lançimit të Viber Out, kompania ka shtuar akoma më tepër animime në dyqanin online të animimeve (Sticker Market) i cili është lançuar para një muaji dhe e ka ndihmuar kompaninë që të gjenerojë më tepër të ardhura.

Është e qartë që animimet në Viber si dhe vetë shërbimi Viber Out përfaqësojnë një model të ri biznesi për kompaninë, por shefi ekzekutiv Talmon Marco premton se në të ardhmen do të ketë akoma më tepër burime të ardhurash.

Ai është shprehur: “Sigurisht që përfitimet përbëjnë synimet tona kryesore, por aktualisht kemi në plan të investojmë më tepër në këtë biznes.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Viber
Lajmet e fundit>